https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kontrata për shitje të thëngjillit, Prokuroria konfirmon se po e heton ‘shefin’ e ri të KEK’ut

Kontrata për shitje të thëngjillit, Prokuroria konfirmon se po e heton ‘shefin’ e ri të KEK’ut

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se Përparim Kabashi, të cilin Bordi i KEK’ut e emëroi si ushtrues të detyrës së zv. Kryeshefit Ekzekutiv pas arrestimit të Nagip Krasniqit, është nën hetime.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Bordi i Drejtorëve të KEK’ut e ka pezulluar para dy ditësh nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv Nagip Krasniqin, meqë i njëjti u arrestua nën dyshimin për tri vepra penale. Në vend të tij, Bordi emëroi si ushtrues detyre të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, Përparim Kabashin.

Por, edhe Kabashi, është nën hetime. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës e kanë konfirmuar për Gazetën Express se Kabashi është nën hetime, por s’kanë dhënë detaje tjera.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Referuar pyetjeve tuaja lidhur me subjektin si në kërkesë, aktualisht mund t’iu njoftojmë se çështja është nën hetime”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Hetimet ndaj tij raportohet se kanë nisur në mars të vitit të kaluar, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dyshimet janë se Kabashi ka nënshkruar një kontratë për shitjen e thëngjillit në vlerë 1.6 milion euro, pa i verifikuar nëse procedurat e zhvilluara kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurorimit.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Përparim Kabashi-UD Kryeshef Ekzekutiv në KEK, ka keqpërdorë detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në mënyrë që pa e verifikuar nëse procedurat e zhvilluara kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurorimit KEK-SHQ-21-001-8111 “Shitja e Thëngjillit”, me dt.01.04.2021, kishte nënshkruar kontratën për shitjen e thëngjillit në vlerë 1.600.000.00 euro me OE “Enertech” SHPK”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Periskopi.

 

 

Post Views: 294

Poste të ngjashme

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

21/09/2025, 22:01

Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni gjatë ditës së sotme është pritur...

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

21/09/2025, 21:10

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë, arrestohen katër persona Podujevë, 21 shtator 2025 – Policia...

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident në Gjakovë, një person humb jetën pasi përfundon me veturë në një restorant

21/09/2025, 12:42

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vesli Klark” në Gjakovë, ku një drejtues...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

21/09/2025, 12:30

Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin "Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)" në Fort Sill,...

Gjuajtje me armë gjatë ahengut në Shtime, policia interviston të dyshuarin

13-vjeçarja raportohet e zhdukur, Policia nis hetimet

21/09/2025, 12:23

Një vajzë e mitur, 13 vjeçare, është raportuar si person i zhdukur mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë. Rreth...

Lajmi i fundit

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

Hyseni: Llapashtica e vendosur për t’i ndëshkuar politikisht ata që injoruan kërkesat e tyre

21/09/2025, 22:01
Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

Podujevë: Policia shkatërron plantacion të madh të kanabisit në fshatin Dumnicë

21/09/2025, 21:10
51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Aksident në Gjakovë, një person humb jetën pasi përfundon me veturë në një restorant

21/09/2025, 12:42
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA

21/09/2025, 12:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv