https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti në Forumin Ekonomik në Delphi, takohet me Peach, diskutuan mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës

Kurti në Forumin Ekonomik në Delphi, takohet me Peach, diskutuan mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin vjetor Ekonomik në Delphi që organizohet nën patronatin e Presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Në ditën e parë të pjesëmarrjes së tij, u takua me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për zhvillimet e aktuale në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Kurti falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar, që u konfirmua edhe në rastin e pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në fillim të kësaj jave.

Ata diskutuan për mbajtjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat ishin të qeta, paqësore dhe pa incidente.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në takim gjithashtu u bisedua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rëndësinë dhe urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit të dakorduar në Bruksel, respektivisht në Ohër, dhe për pritjet nga takimi i radhës i nivelit të lartë politik që do të mbahet të martën e javës së ardhshme.

Krahas takimeve, sot në orën 17:30, kryeministri Kurti po ashtu do të jetë panelist në një diskutim në kuadër të forumit me titull “Ballkani Perëndimor në Fushën e re të Shahut të Gjeopolitikës”. Transmetimin e drejtpërdrejtë mund ta ndiqni në linkun në vijim:

Poste të ngjashme

Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

VV’ja gjen arsye të mos e votojë rezolutën që cënon ish-bashkëpunëtorin e Albin Kurtit, s’kalon në Kuvend

02/04/2026, 11:28

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar që ta votojë rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për mbrojtjen e së vërtetës dhe...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ky është i riu nga Peja që vdiq pas plagëve të mara nga arma e zjarrit

02/04/2026, 11:03

Një person ka ndërruar jetë mbrëmë në Kliniken Emergjente në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma e...

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë”

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë”

02/04/2026, 9:09

Viktor Buzhala, ish kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, ka njoftuar se ka vendosur të...

“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për fatura të rrymës

“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për fatura të rrymës

02/04/2026, 7:48

Qytetarët janë ankuar se faturat e rrymës kohëve të fundit po u vijnë më shtrenjtë. kanë kërkuar nga institucionet përkatëse...

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

Pas 4 prillit, kush e drejton Kosovën? Skenarët nëse s’zgjidhet Presidenti

02/04/2026, 7:32

Me afrimin e datës së përmbylljes së mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, në diskursin publik është intensifikuar debati rreth procedurave...

Lajmi i fundit

Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

VV’ja gjen arsye të mos e votojë rezolutën që cënon ish-bashkëpunëtorin e Albin Kurtit, s’kalon në Kuvend

02/04/2026, 11:28
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ky është i riu nga Peja që vdiq pas plagëve të mara nga arma e zjarrit

02/04/2026, 11:03
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë”

Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të jem vetëm anëtar i thjeshtë”

02/04/2026, 9:09
“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për fatura të rrymës

“Rryma po na vjen shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për fatura të rrymës

02/04/2026, 7:48
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv