https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Pritshmëri të larta për një marrëveshje konkrete mes Kurtit e Vuçiqit

Pritshmëri të larta për një marrëveshje konkrete mes Kurtit e Vuçiqit

Për herë të shtatë pritet të takohen Kurti me Vuçiqin, këtë herë në Bruskel.

Bisedimet maratonike që u zhvilluan në përballjen e Ohrit, nuk rezultuan me nënshkrimin e ndonjë marrëveshje konkrete, ani pse pala kosovare ishte e gatshme të ndodhte ajo. Ishte Vuçiqi që refuzoi të hedhte firmën e tij e të zotohet për respektimin e çdo marrëveshje të bërë ndërvite në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Por, për dallim nga Ohri, sot në ‘kryeqytetin’ e Bashkimit Evropian ka ‘optimizëm’ që një firmë mes dyja palëve edhe mund të ndodh!

Kështu të paktën po shpreson profesori i shkencave politike, Dritro Arifi.  Në një bisedë me Syri.net Kosovën, Arifi flet rreth pritshmërisë nga ky takim dhe temave që do të diskutohen.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Asociacioni do të jetë kryetema e diskutimit në tavolinën e negociatave mes Kosovës e Serbisë, të paktën kështu po e sheh profesor Arifi.

“Shpresoj që do të kemi një takim ‘pozitiv,’ sepse, për herë të parë do të hapen bisedimet për Asociacionin, ku Kosova është zotuar që do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura ndërvite, për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, vlerëson Arifi.

Tema tjetër që pritet të jetë goxha e nxehtë në këto diskutime, pritet të jetë ajo e të pagjeturve, shprehet Arifi.

“Pres debat më të thelluar për çështjen e të pagjeturve, sepse, Serbia e ka pranuar marrëveshjen për këtë kategori, në kontekstin e asaj që të hiqen paragrafët ‘të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë’, këtu është e gjithë beteja në këtë pikë”.

Ai tutje shprehet se “Serbia do tentojë të kërkojë edhe një kompromis prapë nga Kosova që të krijohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive, por në shkëmbim  të asaj që marrëveshja për të pagjeturit të jetë neutrale. Kjo do të jetë politika e ardhshme e Serbisë që të përfitojë nga Kosova rreth pikës për Asociacionin”, përfundon analizën e tij  Dritro Arifi për Syrin.

Prezantimi i Draft Statuti të Asociacionit

Sot pritet të prezantohet Draft-Statuti i Asociacionit dhe tash për këtë çështje ka folur edhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Llajçak.

Në prag të raundit të ri të negociatave në Bruksel, Lajçak u shpreh se statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhej të ishte i pranueshëm për të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ekipi menaxhues do ta prenzantojë drafin. Ne nuk e dimë se çfarë ka në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Së fundi, duhet ta kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm,” – u shpreh Lajçak në fjalën e tij.

Ai tutje tha se varej nga të dyja palët se si do të dukej statuti i Asociacionit.

“Ne jemi këtu për të zbatuar atë që është rënë dakord gjatë dialogut. Kjo nuk është imponuar. Është dakorduar mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013. Për ne është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë zgjidhje evropiane,” – u shpreh Lajçak.

ADVERTISEMENT

Ai sërish përmendi modelet ekzistuese evropiane duke u shprehur se “nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar kurrë askund në botë, por duam që vendet të gjejnë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë”.

Nuk dihet nëse delegacioni kosovar i kryesuar nga kryeministri Kurti do të ketë një propozim të vetin për statutin e Asociacionit.

Përveç Asociacionit, pjesë e diskutimeve të sotme pritet të jetë edhe Deklarata për të Pagjeturit. Takimi trepalësh – BE, Kosovë, Serbi – është thënë se do të fillojë në orën 18:00./Syri Kosova.

Post Views: 227

Poste të ngjashme

Ekrem Hyseni njofton se është mbajtur mbledhja finale e LDK-së, dhe konferenca do të mbahet këtë ditë

LDK premton fundin e korrupsionit dhe punësimeve familjare në Podujevë

20/09/2025, 23:42

  Podujevë – Në debatin zgjedhor të mbajtur në ATV, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të...

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

20/09/2025, 20:41

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka folur për deklaratën e ministrit...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë pësojnë lëndime

20/09/2025, 20:26

Sot, rreth orës 20:30, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet...

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

20/09/2025, 19:54

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca nuk ka dashur të komentojë mungesën e urimeve nga krerët institucionalë të Kosovës për...

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet minimale

DASH publikon raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, Kosova renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet minimale

20/09/2025, 17:50

Departamenti i Shtetit ka publikuar sot raportin për transparencën fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që...

Lajmi i fundit

Ekrem Hyseni njofton se është mbajtur mbledhja finale e LDK-së, dhe konferenca do të mbahet këtë ditë

LDK premton fundin e korrupsionit dhe punësimeve familjare në Podujevë

20/09/2025, 23:42
Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

Gucati: Vetëvendosje e ka UÇK-në në majë të gjuhës, por jo në zemër

20/09/2025, 20:41
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë pësojnë lëndime

20/09/2025, 20:26
Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

Konjufca: Urimet për Ramën do të vijnë, unë po bëhem i pari

20/09/2025, 19:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv