Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka folur lidhur me shkarkimin nga puna e Ekipit Menaxhues për draftimin e Asociacionit, duke thënë se që nga fillimi marrëveshja ishte që sa po të bëhej publik drafti aty të përfundonte puna e këtij grupi, shkruan Gazeta10.
Kryeziu-Hyseni ka thënë se ka shumë dyshime që ky grup të ketë pasur ndërhyrje në punënë e tyre nga ana e Serbisë.
“Dakordimi ka qenë kështu, kur është krijuar ky grup menaxhues, kanë pas mandate deri në momentin kur e prezantojnë draftin para palëve, në momentin kur drafti bëhet publik këtyre iu kalon afati dhe diskutimi kalon tek palët për të folur për materialin që ata e kanë. Kjo ka qenë e ditur që në momentin që ky ekip menaxhues e bën publik materialin, përfundon mandati. Mesa e di unë këta kanë qenë të emëruar që 10 vite, por asnjëherë nuk kanë punuar në asnjë projekt. Dy prej tyre kanë pësuar ndryshime në vazhdimësi, ku lindin dyshimet se ka pasur interferenca prej Serbisë, duke përcjellë njerëz që kanë qenë në favor të tyre për t’u bërë pjesë e ekipit.”, tha ajo në “POLITIKO”.
Tutje, ajo ka thënë se drafti binte ndesh me pesë kriteret që kryeministri Kurti i ka paraqiture të emisarët ndërkombëtar dhe për këtë arsye ai paraqiti draft-vizionin e tij.
Post Views: 250