https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rusia me valë të re sulmesh me dronë ndaj Ukrainës

Rusia me valë të re sulmesh me dronë ndaj Ukrainës
ADVERTISEMENT

Pjesë të ndryshme të Ukrainës u përballën me një aksion të ri të Rusisë, e cila përdori dronë për të kryer sulme, por shumica e dronëve u asgjësuan nga mbrojtja ajrore ukrainase, thanë më 4 maj zyrtarët ukrainas.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Sulmet ndodhëni një ditë pasi më shumë se 20 civilë u vranë nga dronët e prodhuar nga Irani, derisa Moska vazhdonte të godiste qytetin Bahmut që ka qenë pjesa qendrore e ofensivës së saj lindore.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Mbrojtësit ukrainas rrëzuan 18 nga 24 dronë në të gjithë Ukrainën, tha Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës, duke shtuar se sulmi u nis përsëri nga dy drejtime, nga rajoni verior rus i Brianskut dhe nga bregu i Detit Azov.

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u vu në shënjestër nga dronët për herë të tretë në katër ditë, tha administrata e qytetit, por të gjithë u shkatërruan.

Megjithatë, mbetjet nga rënia e dronëve dëmtuan automjetet dhe rrugët në pjesë të kryeqytetit, por nuk u raportua për viktima, tha administrata e qytetit.

Një alarm për sulm ajror që zgjati për disa orë, u shpall në Kiev dhe rajone të tjera dhe raportet në mediat sociale thanë se shpërthimet mund të dëgjoheshin edhe në rajonet Odesa dhe Zaporizhja.

Sulmi gjatë natës të së mërkurës u bë kritik pas një dite të mëparshme të sulmeve vdekjeprurëse me dronë që vranë të paktën 25 persona, 23 prej tyre në qytetin jugor të Hersonit.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

Zelensky tha se viktimat ishin civilë që u vranë në një qendër tregtare, një stacion treni, ndërtesa banimi, një dyqan harduerësh dhe një pikë karburanti në rajonin Herson.

Numri i njerëzve të vrarë në Herson u rrit, ndërsa sulmet me dronë vazhduan deri në orët e vona.

Guvernatori i Hersonit, Oleksandr Prokudin, shpalli një shtetrrethim 58 orësh për të filluar në qytetin Herson në orën 20:00, më 5 maj.

Ditët e fundit, Hersoni është sulmuar rregullisht nga forcat ruse të pozicionuara përtej lumit Dnjepër.

Forcat ruse vazhduan valën e sulmeve të pasuksesshme në qytetin Bahmut, në rajonin lindor të Donjeckut, tha ushtria ukrainase në njoftimin e saj të përditshëm më 4 maj.

Përpjekjet kryesore të Rusisë mbeten të fokusuara në sulmet në vijën e frontit Bahmut ku luftimet më të ashpra dhe granatimet e pandërprera ruse janë duke u zhvilluar, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke shtuar se forcat e saj zmbrapsën 40 sulme gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq, një ditë më parë pati raportime për zjarre në vende të ndryshme në Rusi, duke përfshirë një depo karburanti në fshatin rus, Volna, pranë urës për në Krime, dhe Kremlini pretendoi se ai parandaloi një sulm me dronë që synonte të godiste rezidencën e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ukraina mohoi çdo përfshirje në sulmin e supozuar, duke sugjeruar se Moska e organizoi atë përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase./REL

Post Views: 202

Poste të ngjashme

“Me Isa Mustafën, LDK-ja po ngulfatej”- Shpejtim Bulliqi: Kundërshtimet për demarkacionin, më afruan me VV’në

“Me Isa Mustafën, LDK-ja po ngulfatej”- Shpejtim Bulliqi: Kundërshtimet për demarkacionin, më afruan me VV’në

20/09/2025, 15:49

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur për arsyet që e shtynë drejt...

Aktakuzë për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë, shkaku hakmarrja për tregtinë me narkotikë

Aktakuzë për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë, shkaku hakmarrja për tregtinë me narkotikë

20/09/2025, 15:30

Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj Naim dhe Ahmet Berishës, Lum Halimajt dhe Kaltrim Gashit për vrasjen e dyfishtë të...

Bulliqi konfirmon pjesëmarrjen sonte në debat

Bulliqi konfirmon pjesëmarrjen sonte në debat

20/09/2025, 15:25

Sonte në ATV do të mbahet debati për Podujevën. Kandidati nga Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka konfirmuar që do të marrë...

Dogana parandalon dy raste të kontrabandës në Jarinje

Dogana parandalon dy raste të kontrabandës në Jarinje

20/09/2025, 15:12

Dogana e Kosovës, ka parandaluar dy raste kontrabande në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës. “Rasti i parë: Gjatë...

Hykmete Bajrami i reagon Muratit: Po tallesh me qytetarët, nxjerr të pavërteta sa herë flet për ekonominë

Bajrami ia ndal në gjysmë gëzimin Muratit: Për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024

20/09/2025, 14:40

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjrami, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili sot është krenuar...

Lajmi i fundit

“Me Isa Mustafën, LDK-ja po ngulfatej”- Shpejtim Bulliqi: Kundërshtimet për demarkacionin, më afruan me VV’në

“Me Isa Mustafën, LDK-ja po ngulfatej”- Shpejtim Bulliqi: Kundërshtimet për demarkacionin, më afruan me VV’në

20/09/2025, 15:49
Aktakuzë për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë, shkaku hakmarrja për tregtinë me narkotikë

Aktakuzë për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë, shkaku hakmarrja për tregtinë me narkotikë

20/09/2025, 15:30
Bulliqi konfirmon pjesëmarrjen sonte në debat

Bulliqi konfirmon pjesëmarrjen sonte në debat

20/09/2025, 15:25
Dogana parandalon dy raste të kontrabandës në Jarinje

Dogana parandalon dy raste të kontrabandës në Jarinje

20/09/2025, 15:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv