1 mijë e 69 kandidatë që kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e konkursit për infermierë Bachelor për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot i janë nënshtruar testimit me shkrim.
Organizimin dhe rrjedhën e testimit e ka monitoruar zëvëndësdrejtoresha e ShSKUK-së Narqize Arënliu-Hoxhaj, e cila iu uroi suksese kandidatëve, duke garantuar proces transparent.