https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Asociacioni – “kusht mbi kushtet”, zyrtari i BE-së: Drafti i Ekipit Menaxhues ishte për kompenteca shumë të gjëra ekzekutive, s’na befasoi refuzimi i Kurtit

Asociacioni – “kusht mbi kushtet”, zyrtari i BE-së: Drafti i Ekipit Menaxhues ishte për kompenteca shumë të gjëra ekzekutive, s’na befasoi refuzimi i Kurtit

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është “kusht mbi të gjitha kushtet” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Pa përparim në këtë pikë, “nuk mund të ketë përparim as në çështjet tjera” për të cilat diskutohet në këtë dialog.

Kështu thonë disa burime diplomatike në Bruksel, duke pranuar – ndonëse jozyrtarisht – se Asociacioni është prioriteti numër një, edhe pse Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë, që duhet të shpjerë në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, duhet zbatuar plotësisht.

Për themelimin e këtij asociacioni, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013, por ajo nuk është zbatuar kurrë. Beogradi ka insistuar në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa Prishtina i ka kundërshtuar ato, duke thënë se mund ta rrezikojnë funksionalitetin e shtetit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në BE thonë se hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit është bërë me paraqitjen e draft-statutit të tij, këtë javë në Bruksel, edhe pse palët kanë shprehur qëndrime shumë të kundërta në lidhje me atë dokument.

Drafti-statuti u paraqit nga një ekip menaxhues – i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb – gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Kurti tha se ky dokument është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Vuçiq kritikoi Kurtin që nuk po e zbaton “obligimin e dhjetë vjetëve më parë”.

Për BE-në, sipas fjalëve të një zyrtari të lartë, as teksti i këtij drafti e as reagimi i palëve ndaj tij nuk kanë qenë befasi.

Ky draft është përgatitur qysh nga viti 2018, por, deri më tash, nuk ka pasur pajtim mes palëve që ai të prezantohet në ndonjë takim të nivelit të lartë.

Post Views: 214

Poste të ngjashme

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Zhduket një vajzë në Podujevë

19/09/2025, 14:22

Në Podujevë është raportuar e zhdukur një vajzë. Ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia më 14 shtator. “Ankuesi ka...

Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Pezullimi i dialogut shkaku i tij, Kurti thotë se nuk është prishur me Amerikën

19/09/2025, 9:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me pezullimin e dialogut strategjik...

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

19/09/2025, 6:26

Sot në Llugë, bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë. Sipas njoftimit, sot po ashtu bëhet edhe...

Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

KEDS tregon se në cilat qytete do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/09/2025, 6:23

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme...

Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

Memli Krasniqi: Më 12 tetor e heqim balotazhin nga tradita e Drenasit

18/09/2025, 19:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e kësaj partie për...

Lajmi i fundit

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Zhduket një vajzë në Podujevë

19/09/2025, 14:22
Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Pezullimi i dialogut shkaku i tij, Kurti thotë se nuk është prishur me Amerikën

19/09/2025, 9:00
Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia

19/09/2025, 6:26
Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr

KEDS tregon se në cilat qytete do të ketë ndërprerje të rrymës sot

19/09/2025, 6:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv