Ky muaj është ideal për të bërë plazh dhe shijuar gjithçka ofron Durrësi. Moti është i ngrohtë dhe dielli nuk është ende përvëlues. Temperaturat e ajrit shënojnë mbi 20 gradë Celsius.
Trafiku nuk është ende i rënduar, ndërsa hotelet dhe operatorët turistikë ofrojnë paketa promovuese tepër të mira për ata që mund të pushojnë buzë Adriatikut në këtë stinë./Top Channel