https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryediplomati i Kroacisë i propozon Kosovës modelin kroat për Asociacionin

Kryediplomati i Kroacisë i propozon Kosovës modelin kroat për Asociacionin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryediplomati kroat, Gordan Grlic Radman, ka thënë se Kosova mund të shikojë mundësinë e aplikimit të modelit kroat për të mbrojtur të drejtat e pakicave.

Ai tha se ky model iu vlerësua Kroacisë gjatë anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian, raporton Gazeta Express.

“Kur flasim për modelin të quajtur kroat, është model që është promovuar përmes ligjit kushtetues për të drejtat e pakicës. Si model është i suksesshëm si i tillë dhe ndoshta mund të shërbejë si një shembull. Natyrisht që ishte i vlerësuar dhe i lidhur me qasjen tonë në BE, ky model ka rezultuar me sukses për ne. Por për të gjithë ata që dëshirojnë ekzistojnë shumë të tjerë. Ne mbështesim çdo rezultat dhe marrëveshje që është rezultat i dakordimit”.

Ai tha se ky model mund të përmendet dhe se të drejtat e pakicave janë të mbrojtura në Kroaci, duke shtuar se për këtë ndoshta edhe janë shembull në BE.

Radman tha se stabiliteti rajonal është edhe shumë i rëndësishëm për Kroacinë.

“Sepse kufijtë e Kroacisë janë edhe kufijtë europianë dhe janë në pyetje stabiliteti rajonal dhe promovimi i stabilitetit rajonal dhe dialogut brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, që është një çështje kruciale”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kryediplomati kroat u zotua se do të mbështesin Kosovën për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkaq, për angazhimin e deritanishëm të Kroacisë për Kosovën në forume e tryeza ndërkombëtare e falënderoi kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, në konferencën e përbashkët për media.

“Kroacia na ka mbështetur në çdo forum ndërkombëtar, në çdo bisedë me partnerë ndërkombëtarë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, për të cilin të dy u pajtuam që është një proces që ka zgjatur padrejtësisht shumë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Duke folur për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtarë, Gërvalla përmendi edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, për të cilin tha “në ndërkohë ka filluar të marrë formë, duke e ditur që shtetet partnere të Kosovës e përkrahin Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

ADVERTISEMENT

Arsyen e vizitës pikërisht në këtë ditë të kryediplomatit kroat e zbuloi Gërvalla.

“Kjo vizitë lidhet me një datë shumë të shënuar për Kroacinë, e cila është 720 vjetori i regjistrimit të parë zyrtar të diasporës kroate diku në Europë dhe kjo ka ndodhur në Janjevë dhe ne pas kësaj konference do të shkojmë bashkë në Janjevë, me kroatët e Janjevës do të festojmë këtë ditë”.

Poste të ngjashme

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare

02/04/2026, 13:10

Me 81 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit votuar një sërë marrëveshje në seancën e sotme...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

02/04/2026, 13:03

Me  81 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër votohet ratifikimi i Amandamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës...

Kurti kërkon që Serbia të dënohet për mosnënshkrimin e marrëveshjes

Çmimet e derivateve të naftës, Kurti: Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimin tavan

02/04/2026, 12:57

Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se qytetarët kanë ankesa për abuzime me çmime të larta, dhe ka...

Replika mes Zemajt dhe Rizvanollit, përmenden Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

Replika mes Zemajt dhe Rizvanollit, përmenden Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

02/04/2026, 12:46

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur rreth çështjes së energjisë elektrike, duke thënë se opozita po hedh akuza me...

Këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është shmangie e përgjegjësisë ndaj së vërtetës historike

02/04/2026, 12:34

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar sot rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së Kosovës dhe dinjitetit...

Lajmi i fundit

Analistët: Zgjedhjet janë mundësi e zgjidhjes së ngërçit politik

Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare

02/04/2026, 13:10
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

02/04/2026, 13:03
Kurti kërkon që Serbia të dënohet për mosnënshkrimin e marrëveshjes

Çmimet e derivateve të naftës, Kurti: Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimin tavan

02/04/2026, 12:57
Replika mes Zemajt dhe Rizvanollit, përmenden Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

Replika mes Zemajt dhe Rizvanollit, përmenden Martin Berishaj e Nagip Krasniqi

02/04/2026, 12:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv