https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Scholz: Na duhet një BE e zgjeruar, normalizimi i raporteve Kosovës-Serbi të vazhdojë

Scholz: Na duhet një BE e zgjeruar, normalizimi i raporteve Kosovës-Serbi të vazhdojë
Share on FacebookShare on Twitter

Në një fjalim para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, Scholz bëri thirrje edhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë“, tha Scholz.

“Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh“, tha kancelari gjerman.

 

 

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë më së shumti përparim në negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur vitin e kaluar këto negociata. Bosnje e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e kaluar.

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është premtuar qysh në vitin 2003, kur përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, të mbledhur në një samit në Selanik të Greqisë, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët për këtë qëllim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Duke folur në Ditën e Evropës, që shënohet më 9 maj, Scholz tha se “sa më e bashkuar që është Evropa, aq më lehtë do të përballet me sfida”.

“Ne duhet të jemi edhe më të hapur ndaj tjerëve. Na duhet një BE e zgjeruar dhe e reformuar, një BE gjeostrategjike. Rrallëherë kemi qenë më të bashkuar sesa tash në përballje me agresionin e Rusisë [në Ukrainë]”, tha Scholz.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kancelari gjerman tha, po ashtu, se Bashkimi Evropian po punon për të përmirësuar regjimin e sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ai është në favor të zgjerimit të propozuar të sanksioneve me përfshirjen edhe të kompanive kineze, Scholz tha se qëllimi është përmirësimi i sanksioneve ekzistuese dhe se paketa e ardhshme e sanksioneve nuk do të jetë e fundit. /REL

Poste të ngjashme

“Do tё ju gjuaj …”/ Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

“Do tё ju gjuaj …”/ Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

04/04/2026, 9:27

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Por,...

12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërtese

12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërtese

04/04/2026, 9:20

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Via Piave, në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë...

Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Therje me thikë në Podujevë – Dy të plagosur, njëri i mitur

04/04/2026, 8:53

Policia e Kosovës, ka njoftuar për dy raste që kanë ndodhur në Podujevë, ku dy persona në raste të ndara,...

Kurti kthehet në Kuvend: Shteti i humb 10 milionë euro në muaj nëse e ulim akcizën

Kurti kthehet në Kuvend: Shteti i humb 10 milionë euro në muaj nëse e ulim akcizën

03/04/2026, 17:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer në Kuvend, ndonëse nuk ishin të pranishëm as ai, kabineti e as partia...

Deputetja e PDK-së ia largon flamurin kombëtar Kurtit gjatë fjalimit në Kuvend

Deputetja e PDK-së ia largon flamurin kombëtar Kurtit gjatë fjalimit në Kuvend

03/04/2026, 17:13

Deputetja e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu gjatë fjalës së kryeministrit Kurti ia ka larguar...

Lajmi i fundit

“Do tё ju gjuaj …”/ Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

“Do tё ju gjuaj …”/ Emër i njohur për Policinë, kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj?

04/04/2026, 9:27
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërtese

12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërtese

04/04/2026, 9:20
Zhduken dy vëllezër në Ferizaj, nëna e raporton rastin në polici

Therje me thikë në Podujevë – Dy të plagosur, njëri i mitur

04/04/2026, 8:53
Kurti kthehet në Kuvend: Shteti i humb 10 milionë euro në muaj nëse e ulim akcizën

Kurti kthehet në Kuvend: Shteti i humb 10 milionë euro në muaj nëse e ulim akcizën

03/04/2026, 17:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv