Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e hershme të së mërkurës ka filluar një aksion i gjerë i tyre në bashkëpunim me organet e tjera të drejtësisë në disa rajone të Kosovës.
Lajmin për Paparaci.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
Sipas informacioneve fillestare të raportuara në media, aksioni synon të godasë veprimtarinë ilegale të fajdes.
Aksioni është duke u zhvilluar në disa lokacione/rajone të ndryshme të Kosovës. Së paku tri qytete, Prishtina, Podujeva dhe Vushtrria janë cak i këtyre operacioneve.