https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kompania për pastrimin e veturave e kontraktuar nga Komuna e Podujevës nuk ka lokacion dhe ka vetëm 2 puntorë

Kompania për pastrimin e veturave e kontraktuar nga Komuna e Podujevës nuk ka lokacion dhe ka vetëm 2 puntorë
Share on FacebookShare on Twitter

Para pak ditëve, gazeta Insajderi, raportoi se veturat zyrtare të Podujevës duhet të bëjnë rreth 230 kilometra rrugë nga Podujeva në Prizren dhe anasjelltas që të pastrohen, ashtu siç e parasheh kontrata ndërmjet komunës së Podujevës dhe kompanisë GEO Group Ing e cila është nënshkruar më fillim të muajit maj.

Sipas raportimeve, ky  tender që peshon mbi 9 mijë euro e ka fituar kompania GEO Group Ing me bazë qytetin jugor të vendit (Prizren).

Komuna e Podujevës ka reaguar pas këtij lajmi, duke sqaruar tutje këtë çështje.

Në reagimin e saj, komuna e Podujevës thotë se lajmi i Gazetës Insajderi se “Prokurimi i Bulliqit i jep tender kompanisë nga Prizreni për pastrimin e veturave zyrtare të komunës së Podujevës”, është tendencioz dhe me shumë të pavërteta.

“Kur është bërë lajmi se operatori ekonomik  për larjen e automjeteve zyrtare të Komunës së Podujevës ka bazën e saj në Prizren, është anashkaluar qëllimshëm një fakt shumë i rëndësishëm – marrja në shfrytëzim të “Auto Larje Rremi” në Podujevë nga fituesi i kontratës për të ofruar shërbimin”, thuhet në reagim.

Mirëpo, gazeta Nacionale ka siguarua disa informacione shtesë, ku në një bisedë të gazetarës së Nacionales me shefin e kësaj kompanie të kotraktuar, kuptohet se kompania në fjalë nuk ka fare lokacion, apo më saktë të dhënat e paraqitura në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, nuk përkojnë me realitetin.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pyetjet e vazhdueshme të gazetarës, nevrikosin pronarine e kësaj kompanie, Jetmir Mustafa, i cili më pas fyen, dhe mohon të dhënat publike, duke thënë se ka 6 puntorë.

Gazetarja: I nderuar erdhëm në Prizren në lokacionin  e kompanisë, deshtëm me ditë ku është kompania në fjalë:

Pronari: Çka po të intereson?

Gazetarja: Për me pa se a i plotëson kushtet e punës?

Pronari: Cilat kushte, çfarë kushtesh paska aty sipas ligjit?

ADVERTISEMENT

Biseda vazhdon duke mos pasur ndonjë përgjigje konkrete nga pronari.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërkaq, gazetarja e pyet edhe për numrin e punëtorëve, meqenë se në ARBK kjo kompani ndër të tjerash ka vetëm dy puntorë, por pronari i përgjigjet se do të mund ta kryente punën edhe me vetëm një puntor, por më pas thotë se ka 6 puntorë.

Në këtë rast komuna e Podujevës ka publikuar edhe marrëveshjen me qira që ka nënshkruar OE me “Auto Larje Rremi”, e që nënkuptohet se veturat do të pastrohen në Podujevë dhe jo siç ka shkruar “Insajderi” në Prizren.

Ndërkaq, autolarja ”Remi” ku do të pastrohen veturat zyrtare, është e nënkontraktuar nga kompania në fjalë ”GeoGroup”. Ky kontraktim kishte ndodhur një muaj para dhënies së tenderti nga Komuna.

 

 

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

05/04/2026, 21:36

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy...

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

05/04/2026, 20:55

Pas përditësimit të listës me çmime të barnave disa nga to, specifikisht ato që përdorën për hipertension janë shtrenjtuar për...

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

05/04/2026, 20:36

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy...

Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

05/04/2026, 20:17

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar nga Gjykata Speciale shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha pikat...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

05/04/2026, 19:44

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

05/04/2026, 21:36
Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

05/04/2026, 20:55
Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

05/04/2026, 20:36
Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

05/04/2026, 20:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv