https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Policia merr donacion nga UNDP per avancimin e kapaciteteve në detektimin e eksplozivëve

Policia merr donacion nga UNDP per avancimin e kapaciteteve në detektimin e eksplozivëve
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

UNDP i ka dhënë sot donacion Policisë së Kosovës disa pajisje të rëndësishme të cilat do të lehtësojnë punën e detektimit të eksplozivëve.

ADVERTISEMENT

Pajisjet e quajtura Ground Penetration Radar do të ndihmojnë në rritje të sigurisë dhe përgjithshme në vend dhe rajon.

“Radari i depërtimit në tokë (GPR) që sot po pranojmë donacion është një teknologji e përdorur nga policia në përgjithësi për të zbuluar objektet që janë të groposura nën tokë. Shpesh përdoret nga forcat e rendit për të kërkuar armë të groposura në tokë, municion, eksplozivë, drogë dhe sende të tjera të paligjshme” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Këto pajisje do të bëjnë që policia të kuptojë më mirë një zonë dhe potencialin e saj për fshehjen e provave.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Siguria është një nga elementet kryesore për çdo shoqëri në botë. Të qënit në gjendje të jetojmë dhe të funksionojmë lirshëm dhe pa frikë nga krimi, është në interes të çdo qytetari, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca apo feja. Prandaj, çdo rrezik për sigurinë, dëmton rëndë parimet themelore të të drejtave dhe lirive të njeriut. Pavarësisht përparimeve teknologjike dhe zhvillimeve njerëzore, armët e zjarrit dhe eksplozivët përfshirë prekursorët e tyre vazhdojnë të jenë një rrezik i madh për sigurinë e popullatës.

Donacioni i sotëm i pajisjes së specializuar të quajtur Ground Penetration Radar (GPR) për Policinë e Kosovës do të jetë një ndihmesë e madhe që edhe më tutje dhe së bashku me autoritetet dhe institucionet e tjera të Republikës së Kosovës që janë duke zbatuar me sukses Udhërrëfyesin Rajonal për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor si dhe strategjitë e tjera kombëtare që kontribuojnë në rritjen e sigurisë së përgjithshme në vendin dhe rajonin tonë.

Radari i depërtimit në tokë (GPR) që sot po pranojmë donacion është një teknologji e përdorur nga policia në përgjithësi për të zbuluar objektet që janë të groposura nën tokë. Shpesh përdoret nga forcat e rendit për të kërkuar armë të groposura në tokë, municion, eksplozivë, drogë dhe sende të tjera të paligjshme. Duke përdorur GPR, policia mund të kuptojë më mirë një zonë dhe potencialin e saj për fshehjen e provave. Kjo pajisje është një mjet i çmuar për agjencinë e zbatimit të ligjit dhe mund të ndihmojë të gjejnë prova të vlefshme që ndryshe do të ishin të vështira ose të pamundura për t’u gjetur.

Policia së Kosovës falënderon UNDP-në dhe donatorët e tjerë për mbeshtetje dhe bashkëpunim si dhe mbështetje për zbatimin e suksesshëm të projekteve që derivojnë nga Udhërrëfyesi Rajonal për kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta që zbatohet nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perendimorë.

May be an image of 5 people and text
Post Views: 182

Poste të ngjashme

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka akuzuar Ekrem Hysenin se nuk merret me...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ka kryer bastisje në disa komuna për një rast...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Makoc të Prishtinës. Për pasojë, një person ka vdekur, e tre të...

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Carralevë të Shtimës, ku si pasojë e rrokullisjes me traktor, një...

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...

Lajmi i fundit

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

“Ekrem Hyseni nuk ua hap as telefonin te sëmurëve me kancer”

17/09/2025, 8:10
Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

Policia kryen bastisje në disa komuna, konfiskohen armë e municion – pesë të arrestuar

17/09/2025, 7:59
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në fshatin Makoc: Një i vdekur e tre të lënduar

17/09/2025, 7:42
E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

E rëndë: 45-vjeçari humb jetën pas rrokullisjes me traktor

17/09/2025, 7:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv