https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar, pajisjet e FSK-së nesër ekspozohen për qytetarë

Krenari: Me parakalimin e FSK-së dhe Policisë, Kosova shënon 15-vjetorin e pavarësisë

Qytetarët e Kosovës nesër (e diel) do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Çdo gjë është gati për fillimin e ushtrimit që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Ejup Maqedonci, oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin “Defender 23”, tregon për KosovaPress se nga 13:40 do të hapet për qytetarë.

Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“(Nesër) Do të jetë dita kur Forca e sigurisë së Kosovës do të prezantojë një pjesë të njësive të saj, pajisjeve dhe automjeteve në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Përveç Forcës së Sigurisë së Kosovës aty do të jenë edhe njësitë partnere që marrin pjesë në Kosovë kështu që do të kenë mundësi të shihen edhe njësitë pjesëmarrëse nga vendet e ndryshme, që do të jenë pjesë e ‘Defender Europe 23’. Do të kemi gjithashtu prezencë të ushtarakëve amerikanë që do të vijnë të na vizitojnë. Është për t’u theksuar që gjatë ushtrimit ‘Defender Europe 23’ do të kemi diku 5 oficerë të lartë, pra gjeneralë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët do të vizitojnë aktivitetet tona trajnuese”, thotë ai.

ADVERTISEMENT

Kosova ka qenë nikoqire e këtij ushtrimi edhe në vitin 2021, por sivjet Forca do të ketë pjesëmarrje më të madhe, me mbi 1300 pjesëtarë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa, janë mbi 300 pjesëtarë të njësive partnere që do të zbarkojnë bashkë me FSK-në në Babaj të Bokës të Gjakovës – vendi ku do të zhvillohet ushtrimi nga data 21 maj deri më 2 qershor.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë këtij ushtrimi do të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së, atij të regjimentit të parë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, për herë të parë do të validojë në nivel regjimenti një njësi, e cila do të jetë e aftë për të realizuar detyra të këmbësorisë. Do të jetë validimi i elementëve të qëndrueshmërisë logjistike, që nënkupton do të validojmë transportin, furnizimin, mjekësinë dhe elementë të tjerë të qëndrueshmërisë logjistike”, thotë ai.

Babaj i Bokës dhe Aeroporti i Gjakovës janë lokacionet ku do zbarkojnë ushtarakët.

Gjithashtu, do të ketë njësi të FSK-së që do të zbarkojnë në vende të tjera, në kuadër të këtij ushtrimi, siç është Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Kroacia.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë me mbi 1300 pjesëtarë të saj në të gjithë këto aktivitete, mirëpo fokusi kryesor gjithmonë do të jetë Babaj i Bokës ku ne do të zbarkojmë regjimentin e parë të këmbësorisë për ta validuar, për të qenë të gatshëm për të zbatuar detyrat në kuadër të misionit të tij. Gjithashtu do të kemi njësi që do t’i zbarkojmë në Aeroportin e Gjakovës që do të jenë kryesisht njësi të regjimentit të qëndrueshmërisë së komandës së logjistikes e që gjithashtu do të validohen në detyrat e tyre të mbështetjes logjistike për regjimentin që do të ekzekutojë ushtrimin në Babaj të Bokës”, thotë ai.

Post Views: 176

Poste të ngjashme

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti do t’i...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes personi që u lëndua rëndë nga aksidenti i sotëm

16/09/2025, 22:27

Ka vdekur në QKUK personi që u lëndua rëndë në aksidentin mes dy veturave, që ndodhi mëngjesin e sotëm në...

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

16/09/2025, 21:28

Kandidati nga LDK për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 tregoi projektin e...

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

16/09/2025, 21:19

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Hysni Gucatit, duke i quajtur ato “shpifje monstruoze”,...

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

16/09/2025, 18:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, të cilin e falënderoi për...

Lajmi i fundit

Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh

Haki Abazi: Kurtit më 12 tetor do t’i bien të gjitha maskat në veri – s’mbahet veriu me Njësi Speciale

17/09/2025, 7:08
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes personi që u lëndua rëndë nga aksidenti i sotëm

16/09/2025, 22:27
Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

16/09/2025, 21:28
Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

16/09/2025, 21:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv