https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Komuna “burgos” me grila hyrjet e lokaleve në parkun e qytetit

Komuna “burgos” me grila hyrjet e lokaleve në parkun e qytetit
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mbyllja e hyrjes sw lokaleve në parkun e qytetit nuk po i pëlqen pronarit të lokalit ‘Green Caffe’, Adnan Gjinofci.

Ai thotë se ata kanë kërkuar leje për disa vjet me radhë për të operuar në parkun e qytetit dhe nuk janë pajisur asnjë herë me licencë, nga komuna.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Neve kjo na dëmton shumë për shkak se shumicën e klientëve I kemi pasur që kanë dal dhe kanë ecur në park dhe pastaj janë ndalë për një kafe. Kështu që dëmi është mbi 60 për qind. Ne ende nuk kemi biseduar me askënd, po shpresojmë që këto ditë ta kemi një takim me ndokënd prej komunës. Leje nuk kemi pasur por kemi aplikuar rregullisht çdo vit, në vitin 2018, 2020, 2021 dhe dy herë kemi aplikuar në vitin 2022 dhe nuk kemi pasur përgjigje. Ne jemi të mendimit që duhet të bashkëpunojmë më komunën dhe ta respektojmë çdo rregull që komuna e vendos vetëm që të kemi qasje në park të paktën ndonjë tavolinë ta vendosim”, tha Gjinofci.

Parku i qytetit çdoherë ka qenë problematik sa i përket sigurisë dhe lokalet sipas Gjonovcit, e shtonin qarkullimin qytetar dhe sigurinë.

“Në kohën kur është bërë hyrja është bërë hapja e hyrjeve në këtë pjesë, e pati ndaluar frekuentimin e narkomanëve. Ne kemi pasur edhe raste kur na e kanë thyer lokalin për plaçkitje. Dhe me mbylljen e lokaleve të njëjtit do të rikthehen, nga frika e tyre njerëzit nuk kanë guximin që të kalojnë këtej”.

As qytetarët të cilët e frekuentojnë parkun, nuk janë të kënaqur me këtë mbyllje.

Qytetarja Shpresa Isufi, shërbimin e kafesë pas vendosjes së grilave për mbyllje e krahason me burg.

“Unë nuk po e kuptoj idenë e komunës për t’i mbyllur hyrjet e kafeneve. Nuk e di ligjërisht si shkojnë këto procedura. Ndoshta kafenetë nuk kanë pasur leje që të operojnë me tavolina në këtë pjesë të parkut, mirëpo nuk po e kuptoj pse duhet të mbyllet komplet hyrja e kafesë. Tanimë ne duhet t’i marrim kafet te grilat sikur në burg dhe ta marrim kafen. Ne vijmë në park me ecë dhe nuk mundemi në rreth e rrotull dhe të dalim në ajër të papastër që t’i marrim kafetë. E lus Komunën e Prishtinës që të bëjë një zgjidhje sa më parë”.

Kurse e moshuara Zylfie Gashi, thotë se nuk mund të sillet rreth e rrotull për t’u shërbyer me kafe, për shkak të moshës.

“Nuk është mirë kjo gjë, që të mbyllen kafenetë këtu. Unë dal gjithmonë në këtë park sepse fëmijët e mijë më thonë që të dal të eci. Tash që e kanë mbyllur këtë hyrjen nga parku, kamerieri më tha një ditë që nuk mund të hyjë këtej. Mirëpo unë nuk mundem që të sillem rreth e rrotull për ta pirë një kafe”.

Në një përgjigje me shkrim për KOHË-n, drejtoresha e Parqeve, Donika Çeta ka thënë se përderisa është ende në fuqi vendimi i vitit 2021, i cili përcakton shfrytëzimin e hapësirave të hapësirave të gjelbra në Parqet e Qytetit, nuk mund të iu japin leje kafeneve.

“Nuk mund të pajisen me leje pëlqimi, sepse ende është në fuqi vendimi nga viti 2021 për ndalimin e veprimit të lokaleve dhe shfrytëzimit të hapësirave të gjelbra në Parqet e Qytetit. Qasja kryesore e qytetarëve në shtëpitë e tyre nuk është nga hapësira e parkut, andaj nuk mund ta quajmë mbyllje e qasjes, pasi parku ka hyrjet e veta dhe po të lejohen këto qasje dëmtohen hapësirat e gjelbra”.

Komuna e Prishtinës, tanimë ka krijuar një grup punues, i cili do ta bëjë përcaktimin e shfrytëzimit të hapësirave publike dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë lokalet në atë pjesë të qytetit, për të marrë leje.

Post Views: 292

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes personi që u lëndua rëndë nga aksidenti i sotëm

16/09/2025, 22:27

Ka vdekur në QKUK personi që u lëndua rëndë në aksidentin mes dy veturave, që ndodhi mëngjesin e sotëm në...

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

16/09/2025, 21:28

Kandidati nga LDK për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21 tregoi projektin e...

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

16/09/2025, 21:19

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Hysni Gucatit, duke i quajtur ato “shpifje monstruoze”,...

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

16/09/2025, 18:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, të cilin e falënderoi për...

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

16/09/2025, 14:37

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar paraburgim ndaj B.R, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij I.R, që ndodhi...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes personi që u lëndua rëndë nga aksidenti i sotëm

16/09/2025, 22:27
Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

Hyseni: Ka ndërtesa në Podujevë që kulmi i tyre është i mbuluar me azbest

16/09/2025, 21:28
Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

Tha se ka pasur babain dhe vëllain shpiun, Murati i reagon Gucatit

16/09/2025, 21:19
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Rohde, e falënderoi për angazhimin

16/09/2025, 18:21
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv