https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Presidentja tejkalon pakënaqësitë, zotohet për zbatim të marrëveshjes me Serbinë

Presidentja tejkalon pakënaqësitë, zotohet për zbatim të marrëveshjes me Serbinë

Presidentja Osmani duket se ka tejkaluar dilemat dhe pakënaqësitë që i kishte për marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo thotë se Kosova do t’i zbatojë ato në plotni.

Përveçse nuk ishte marrëveshja më e mirë e mundshme për të, Presidentja Osmani ka shprehur edhe pakënaqësi dhe zhgënjime rreth përmbajtjes së Marrëveshjes Bazë për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi dhe aneksit të saj, që njihet si Plani i Zbatimit, i pranuar më 18 mars në Ohër.

Sot, Presidentja, derisa fliste edhe njëherë për shkeljet që Serbia ua ka bërë marrëveshjeve, ajo u zotua se Kosova do t’i zbatojë ato.

“Sa i përket zbatimit të detyrimeve që dalin nga marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe Ohër, ashtu siç kam thënë gjithnjë, më lejoni ta përsëris; Kosova nuk do t’u ikë detyrimeve të saj. Kosova do të zbatojë secilin detyrim për të cilin është pajtuar, si pjesë e këtij dialogu, përderisa e dimë të gjithë që marrëveshja thotë se të gjitha nenet e saj janë njësoj të rëndësishme”, tha Osmani.

Këta muaj, Presidentja Osmani nuk ka qenë më e kënaqura me marrëveshjet që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Së pari, pas arritjes së Marrëveshjes Bazë më 27 shkurt në Bruksel, ajo ka thënë se Kosova “ka pranuar një koncesion”, duke e pranuar nenin 7, që fliste për një “nivel adekuat të vetëmenaxhimit për komunitetin serb”.

Zbatimi i marrëveshjes që e arritën Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nisi pikërisht prej nenit 7, pra nga themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të Kosovës.

Presidentja Osmani tha sot se tubimi i komunave në Asociacione është një e drejtë kushtetuese dhe ajo duhet të behet siç parashihet në Kushtetutë, në një vendim të dalë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 dhe sipas një qëndrimi që e kanë shprehur dy zyrtarët e lartë amerikanë, Derek Chollet dhe Gabriel Escobar në një shkrim të përbashkët.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Siç e dini, komunat në Republikën e Kosovës kanë të drejtë të mblidhen në Asociacione, për të koordinuar punën e tyre, por e gjithë kjo në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, si dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar të Qeverisë amerikane, të publikuar nga dy zyrtarët e Departamentit amerikan të Shtetit, z. Chollet dhe z. Escobar”, ka thënë Presidentja të hënën në një konferencë me dy senatorët.

Gjatë prillit, Osmani është deklaruar për një medium britanik “absolutisht e zhgënjyer” që marrëveshja nuk e përfshinte njohjen reciproke.

ADVERTISEMENT

“Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje, sepse kjo është zgjidhja e vetme që mund të çojë në paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka thënë Osmani për “The Sun”.

Ndërkaq, Presidentja është dukur e zhgënjyer edhe me aleatët perëndimorë për shkak se, siç thoshte ajo, Kosova është shtyrë në drejtim të pranimit të nenit 7, të cilin nuk e ka dashur.

“Kosova nuk e ka dashur nenin 7 në Marrëveshje. Kemi punuar me aleatët tanë përgjatë gjithë këtyre viteve dhe mirënjohja e popullit të Kosovës është aty dhe do jetë gjithmonë. Nuk ka qenë zgjedhje e duhur për ta shtyrë Kosovën në këtë drejtim. Në Amerikë thuhet se është më lehtë t’ia dredhosh dorën një shoku”, ka thënë Presidentja në prill.

Post Views: 230

Poste të ngjashme

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

16/09/2025, 14:37

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka kërkuar paraburgim ndaj B.R, i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij I.R, që ndodhi...

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

16/09/2025, 14:08

Komandanti në largim i KFOR-it, Enrico Barduani, ka raportuar në seli të NATO-s në Bruksel, ku ka folur për trendet...

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

16/09/2025, 8:45

Policia e Kosovës ka treguar detaje për vdekjen e djeshme në Podujevë. Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

38-vjeçarin në Ferizaj dyshohet se e vrau kushëriri, i cili më pas njoftoi Policinë vetë

16/09/2025, 8:23

Një 38-vjeçar është vrarë mbrëmë nga kushëriri i tij në fshatin Balaj të Ferizajt. Sipas Policisë së Kosovës, deri te...

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

E rëndë: Ky është i burgosuri që vdiq

16/09/2025, 8:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku ka humbur jetën një i burgosur nga...

Lajmi i fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau djalin e axhës mbrëmë në Ferizaj

16/09/2025, 14:37
Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

Komandanti i KFOR-it i raporton në seli të NATO-së: Gjendja në Kosovë stabile, por ka rrezik shpërthimesh të papritura

16/09/2025, 14:08
Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

Kamioni goditi 7 vetura të parkuara: Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku humbi jetën një shtetas i Serbisë

16/09/2025, 8:45
E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

38-vjeçarin në Ferizaj dyshohet se e vrau kushëriri, i cili më pas njoftoi Policinë vetë

16/09/2025, 8:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv