Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u mirëprit nga banorët e fshatit Siboc. Bulliqi...
Partia serbe “Zavetnici” i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që të shpallë okupimin e Kosovës, duke thënë se të njëjtën gjë e ka thënë edhe drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq pas betimit të kryetarëve shqiptarë nëpër katër komunat veriore.
“Pas vendosjes së autoritetit të institucioneve të vetëshpallura në Prishtinë dhe në katër komuna në veri të krahinës, mund të konstatojmë se asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk është e lirë nga çizma e Prishtinës”, thotë “Zavetnici”, raporton “Danas”.
Marrja e një vendimi zyrtar që do të përcaktonte gjendjen e okupimit është e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe sigurinë e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, në këtë moment”, theksohet në këtë komunikatë.
Partia “Zavetnici” është parti politike e së djathtës ekstreme në Serbi. Ata e përkufizojnë veten si parti politike konservatore dhe rusofile dhe kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Kujtojmë se sot, tre kryetarë të zgjedhur kanë dhënë betimin e tyre për të drejtuar tri komunat veriore të vendit – Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, betimin e ka dhënë ditë më parë.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u mirëprit nga banorët e fshatit Siboc. Bulliqi...
Një vrasje ka ndodh në fshatin Balaj të Ferizajt, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Kështu ka mësuar Gazeta Sinjali nga burimet...
Një qytetar në kushte anonimiteti, ka denoncuar për redaksinë e klankosova.tv, se në Klinikën e Onkologjisë në QKUK nuk po...
Tashmë është zyrtare. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd. UEFA ka...
Sot në Podujevë u përkujtua 27-vjetori i Betejës së Kaçandollit. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare...