https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

IKD: Qeveria po e shkel vendimin e Kushtetueses për pensionet kontributdhënëse

IKD: Qeveria po e shkel vendimin e Kushtetueses për pensionet kontributdhënëse
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës në kundërshtim me afatet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për Ligjin për skemat pensionale, ka marr vendim që Projektligji që adreson kërkesat e Kushtetueses sa i përket nenit që përcakton përmbushjen e kriterit të përvojës prej 15 viteve pune para janarit të viti 1999 për të gëzuar pensionin kontributdhënës, të shqyrtohet në Qeveri tek në fund të korrikut të këtij viti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkohë që Gjykata ka urdhëruar Kuvendin dhe Qeverinë, që jo më larg se data 15 korrik 2023, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji dhe se dispozita aktuale, për të cilën është konstatuar se është diskriminuese do të shfuqizohet po në këtë datë.

“Gjykata ka urdhëruar Kuvendin dhe Qeverinë, që jo më larg se data 15 korrik 2023, të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji. Në të njëjtën kohë, këto dispozita do të shfuqizohen me 15 korrik 2023. Në rastin kur Qeveria nuk respekton këtë datë, do të jenë qytetarët ata që do të pësojnë më së shumti. Ata do të detyrohen të paguajnë avokatë për të ngritur padi në Gjykatat Themelore për të gëzuar të drejtën e pensionit kontributdhënës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për shkak se do të gjenerohen shpenzime procedurale, kjo situatë mund të dëmtojë edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas IKD-së afati i përcaktuar nga Qeveria është në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses.

“Por, Qeveria ka planifikuar që projektligjin që synon të adresojë kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në Qeveri, ta miratoj me 30 korrik 2023. Afati i përcaktuar nga Qeveria është në kundërshtim me kërkesat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në sistemin kushtetues të Kosovës, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë ekuivalente me normën kushtetuese. Kështu, ky veprim i Qeverisë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas IKD-së veprimet e nevojshme për adresimin e kërkesave në bazë të aktgjykimit nënkuptojnë hyrjen në fuqi të projektligjit të ri për skemat pensionale me 15 korrik 2023 dhe jo miratimin e projektligjit në Qeveri me 15 ditë vonesë.

“Duke pasur parasysh që edhe Kuvendi i Kosovës shkon në pushim në fund të muajit korrik dhe fillimi i punës së Kuvendit nis të hënën e dytë të muajit shtator, atëherë miratimi final i projektligjit do të bëhet me vonesë prej disa muajve. IKD shpreh shqetësimin e thellë për papërgjegjshmërinë e Qeverisë së Kosovës në lidhje me mos zbatimin e kërkesave të plota që dalin nga Aktgjykimi në rastin nr. KO190/19. Vonesat në miratimin e këtij projektligji nga Qeveria shkelin të drejtat e mijëra pensionistëve të Kosovës dhe paraqesin mos zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

IKD-ja ka kërkuar që me rastin e miratimit të projektligjit në Qeveri, të respektohen standardet minimale të pjesëmarrjes së publikut në konsultime publike me qytetarë dhe grupeve të interesit dhe më pas një projektligj i tillë të miratohet me procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që ky ligj të hyj në fuqi jo më vonë se data 15 korrik 2023.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar paragrafin 2 të nenit 8 te Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale, sepse është konstatuar se në mënyrë diskriminuese përmes këtij neni mijëra qytetarë duke mos e përmbushur kriterin e përvojës prej 15 viteve pune para janarit të viti 1999 nuk e kanë gëzuar pensionin kontributdhënës, por vetëm atë të moshës.

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Pamje:momenti i plagosjes në Preview Bar

06/04/2026, 20:10

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Prishtinë....

Haxhiu s’është e vetmja “presidente” e VV, Konjufca ishte dy herë më parë

Haxhiu s’është e vetmja “presidente” e VV, Konjufca ishte dy herë më parë

06/04/2026, 16:43

Albulena Haxhiu u bë ushtruese e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, të shtunën, pasi këtë pozitë, e “trashëgoi”...

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj mbështet protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut: Një për gjuhën shqipe

06/04/2026, 16:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, duke e cilësuar...

Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

06/04/2026, 15:58

Në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar jetën dhe veprën...

Zgjedhja e Presidentit, qytetarët skeptikë për një marrëveshje të Kurtit me opozitën

Zgjedhja e Presidentit, qytetarët skeptikë për një marrëveshje të Kurtit me opozitën

06/04/2026, 15:48

Më 5 prill ka përfunduar mandati i presidentes, Vjosa Osmani dhe deri më tani ende nuk ka një marrëveshje konkrete...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Pamje:momenti i plagosjes në Preview Bar

06/04/2026, 20:10
Haxhiu s’është e vetmja “presidente” e VV, Konjufca ishte dy herë më parë

Haxhiu s’është e vetmja “presidente” e VV, Konjufca ishte dy herë më parë

06/04/2026, 16:43
​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Haradinaj mbështet protestën e studentëve në Maqedoninë e Veriut: Një për gjuhën shqipe

06/04/2026, 16:32
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

06/04/2026, 15:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv