U mbajt sesioni informues për skemën e granteve nga MZHR
Në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal, u mbajt sesioni informues për skemën e granteve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal “Skema e granteve, Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar PZHRB 2023 ((lot 1 Start –up dhe lot 1 biznes ekzistues) si dhe “Skemën e Granteve Programi i Rimëkëmjes Ekonomike 2021”, Masa 15 (lot II dhe lot III ).
Drejtori i drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu duke u uruar mirëseardhje të pranishmëve shprehu gatishmërinë e tij në përkrahjen dhe fuqizimin e bizneseve llapjane.
Ndërsa, menaxherja e projektit nga Agjencia e Zhvillimit Rajonal, Mimoza Tafarshiku gjatë sesionit inforumes dha informacione më të detajuara për aplikantët potencial që kanë për synim fillimin e një biznesi të ri (kategoria Start Up), si dhe për ndërmarrjet/bizneset ekzistuese, duke sqaruar procedurat, afatet dhe kriteret e përcaktuara për aplikim në këtë thirrje.
Tafarshiku gjithashtu prezantoi synimet e kësaj thirrje për propozime si;
1. Përkrahja e bizneseve të reja dhe zhvillimi i bizneseve me potencial rritjeje;
2. Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve;
3. Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në rritjen e eksportit;
4.Zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë.
Shuma e granteve do të jenë:
• Start-up, i dedikohet ideve të biznesit për Start-up- nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €.
• LOT 1 – Biznese ekzistuese – ndërmarrjet mikro dhe të vogla nga 5,001.00 € deri në 15,000.00 €
• LOT2- Biznese ekzistuese -ndërmarjet mikro dhe të vogla nga 15,001.00 € deri në 25,001.00 €
Për informata të detajuara dhe formularë të aplikimit klikoni linkun⤵️
https://mzhr.rks-gov.net/ Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim