“Votojmë për, votojmë për”, kapen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita s’e miratoi ndryshimin e rendit të ditës të propozuar nga LVV-ja. Megjithatë, përfaqësuesit...

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, për të diskutuar rreht situatës dhe tensioneve të krijuara në veri të vendit.
Kurti ka thënë se “Liria e lëvizjes, sundimi i ligjit, siguria dhe mbrojtja, për të gjithë qytetarët, pa dallim bindjeve politike a prejardhjes, përkatësisë etnike apo fetare, në Republikën e Kosovës është prioritet dhe interes i të gjithëve. Institucionet e sigurisë duhet të bashkëpunojnë që të garantojnë një ambient të sigurt e të qetë për të gjithë.
Siç ka njoftuar Zyra për Media e Kryeminsitrisë, Kurit në këtë takim ka theksuar se “kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa”
Kurti sipas ZKM-së në këtë takim ka deklaruar se objektet e Komunave janë pronë e Republikës së Kosovës.
“Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim.Kryeministri theksoi se objektet e komunës janë pronë e Republikës”, përfundon komunikata e ZKM-së.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita s’e miratoi ndryshimin e rendit të ditës të propozuar nga LVV-ja. Megjithatë, përfaqësuesit...
Dy vëllezërit nga Lushnja, Artur dhe Arben Mëhilli, të shpallur në kërkim prej më shumë se dy dekadash, janë rikthyer...
Një vetaksident sapo ka ndodhur në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Bardhosh. Në disa pamje të siguruara nga IndeksOnline...
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë pak drama në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Ai ka pretenduar,...
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, gjatë një fjalimi në Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i ka bërë thirrje Serbisë që...