Deputeti llapjan, Besnik Tahiri, ka uruar Klubin Futbollistik Llapi për fitoren e kampionatit kosovar.
“Në shtegun e hapur nga brezi i legjendave të futbollit, në një perspektivë të re, janë këta talentët që presim të na bëjnë krenarë”, ka thënë ai në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Klubi Futbollistik “Llapi” – U19, u shpallën kampion i Kosovës.
Urime!
Në shtegun e hapur nga brezi i legjendave të futbollit, në një perspektivë të re, janë këta talentët që presim të na bëjnë krenarë.