https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kosova merr një vërejtje serioze nga senatorët amerikan

Kosova merr një vërejtje serioze  nga senatorët amerikan
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, thanë se ishin të zhgënjyer me vendimin që ata e quajnë të njëanshëm të Qeverisë së Kosovës “për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës duke përdorur forcë të panevojshme”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mes tjerash, ata i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin masa urgjente për deeskalimin e situatës në veri të komunave veriore. Përgjatë ditëve të fundit ka pasur tensione në këtë pjesë të Kosovës.

Mbi 20 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar pasi protestuesit serbë – që kundërshtojnë kryetarët shqiptarë në veri – i sulmuan ata si dhe gazetarët bashkë me Policinë e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare i ka dënuar këto veprime dhe kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Serbët që po kundërshtojnë kryetarët e komunave veriore janë cilësur si banda kriminale nga Qeveria e Kosovës, për të cilët u tha se janë dirigjiuar nga Beogradi zyrtar.

Nga ana tjetër, dy senatorët amerikanë deklaruan se përshkallëzimi i dhunës çoi në lëndime serioze dhe të papranueshme të paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë.

“Jemi shumë të shqetësuar për përkeqësimin e ndjeshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Jemi të zhgënjyer nga vendimi i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës duke përdorur forcë të panevojshme. Përshkallëzimi i dhunës çoi në lëndime serioze dhe të papranueshme të paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë. Ne dënojmë dhunën dhe u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të marrin masa të menjëhershme për të de-përshkallëzuar situatën”.

“Kosova dhe Serbia janë në prag të përmirësimit të marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe ekonomike me njëra-tjetrën dhe me Evropën, por anëtarët e Kongresit dhe komuniteti ndërkombëtar janë gjithnjë e më të shqetësuar për kthimin alarmues që po ndodh. Udhëheqësit e të dy vendeve duhet të veprojnë në interesin më të mirë afatgjatë të kombeve të tyre në vend që të lejojnë mosmarrëveshjet e vazhdueshme të prishin paqen dhe stabilitetin dhe, rrjedhimisht, aspiratat e tyre për anëtarësim në BE”, thuhet në reagimin e tyre.

Senatorët nga radhët e demokratëve dhe republikanëve lëshuan një deklaratë të përbashkët në mars për marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Paparaco.

Në muajin prill, Shaheen vizitoi Kosovën dhe Serbinë në kuadër të vizitës së delegacionit të Kongresit Amerikan në Ballkan, e cila përfshinte edhe një vizitë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Me iniciativën e senatorit Shaheen  Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbajti një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në fillim të këtij muaji, i cili pasoi përpjekjet e saj për të avancuar legjislacionin që do të nxiste bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Poste të ngjashme

OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut

12/04/2026, 15:50

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nderuar dëshmorët e Komunës së Istogut. Me rastin e...

Bajrami: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë, Kurti po “lë gojëhapur” në Londër ekonomistët

Bajrami: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë, Kurti po “lë gojëhapur” në Londër ekonomistët

12/04/2026, 15:42

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, duke iu referuar statistikave të ASK-së, ku inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, thotë...

Kurti: Vendi s’ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja????

Pashkët Ortodokse, Kurti me mesazh urimi për qytetarët

12/04/2026, 15:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook,...

Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi

12/04/2026, 15:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook,...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

12/04/2026, 15:01

Dy persona janë arrestuar në fshatin Vranidoll të Prishtinës, pasi një mosmarrëveshje verbale mes tyre ka eskaluar në përleshje fizike....

Lajmi i fundit

OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut

12/04/2026, 15:50
Bajrami: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë, Kurti po “lë gojëhapur” në Londër ekonomistët

Bajrami: Gjithçka që qytetari ka nevojë është bërë më e shtrenjtë, Kurti po “lë gojëhapur” në Londër ekonomistët

12/04/2026, 15:42
Kurti: Vendi s’ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja????

Pashkët Ortodokse, Kurti me mesazh urimi për qytetarët

12/04/2026, 15:18
Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi

12/04/2026, 15:03
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv