https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Noterja shtetërore” në një linjë me Kurtin, proamerikanja e dikurshme injoron ndëshkimin e SHBA’së

“Noterja shtetërore” në një linjë me Kurtin, proamerikanja e dikurshme injoron ndëshkimin e SHBA’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e përshkruante rolin e presidentit më shumë si ceremonial sesa vendimmarrës në politikë. Këtë mendim të Kurtit në pushtet duket se po e “mishëron” presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila s’e ka thënë asnjë fjalë për ndëshkimin e SHBA-së ndaj Kosovës.

Presidentja Osmani, e cila përpara qytetarëve prezantohet si rugoviste dhe pro-amerikane, që nga dje prej se Kosova u përjashtua nga stërvitja ushtarake “Defender 23” nga SHBA-të, nuk ka dhënë asnjë koment.

Për ironi të fatit, Osmani sot ka udhëtuar për në Moldavi. Kjo është bërë e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës.

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, u tha në njoftim.

Deklarimi i fundit i Osmanit ishte në ‘Facebook’ pas reagimeve të para të SHBA-së dhe BE-së për hyrjen në objektet komunale të komunave veriore me policë. E njëjta legjitimonte veprimin me ndërhyrje të Policisë së Kosovës në veri, por kërkonte koordinim me aleatët e Kosovës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”, deklaronte ajo.

Osmani s’guxoi të shfaqte kritika as për deklaratat sulmuesve e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në drejtim të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kurti është shprehur i pakënaqur me deklaratën e Blinkenit, i cili tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

“Mendoj se, jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, ka thënë Kurti për Guardian, në një intervistë përmes telefonit.

“Ndoshta Sekretari Blinken do ta sqarojë këtë gjë më shumë një ditë, por definitivisht nuk ka qenë e dobishme”.

Osmani nuk ka folur as për ushtarët e lënduar të KFOR-it nga dhuna e protestuesve serbë, e as për sulmet në drejtim të gazetarëve.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Heshtja e saj duket se më së miri i shkon për shtati bindjeve të dikurshme të Kurtit për rolin e presidentit. Kurti më 2020-ën thoshte se posti i presidentit në Kosovë është më shumë ceremonial sesa vendimmarrës.

“Unë jam kryeminsitër në detyrë, por shteti ynë ka një president jashtë detyrës me këtë intencën për të formuar dhe drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti është një figurë ceromoniale, le të të themi noter shtetëror, i cili nuk është njëri nga shtyllat e pushtetit, është e qartë që Presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat që ka, por ato të tilla janë sipas Kushtetutës, është dashur të mendoj atëherë kur ka dashur të bëhet president”, deklaronte ai, teksa kritikonte ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

08/11/2025, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Pesë persona humbin jetën për dy ditë në Kosovë

08/11/2025, 8:33

Kosova përgjatë dy ditëve të fundit është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Bëhet fjalë për vdekjen e pesë personave,...

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

07/11/2025, 13:10

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një...

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

07/11/2025, 10:02

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit...

Lajmi i fundit

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv