Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me...

Kancelari Scholz e presidenti Macron duan të ndërmjetësojnë në konfliktin e ashpërsuar ditët e fundit në Kosovë. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian ata takohen me presidenten Osmani e presidentin Vuçiq.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebelstreit, bëri të ditur në Berlin se në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Europian, që zhvillohet të rnjten në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, kancelari gjerman, Olaf Scholz do të zhvillojë bisedime së bashku me presidentin francez, Macron me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin Vuçiq për gjendjen aktuale në veriun e Kosovës.
Scholz dhe Macron zhvillojnë bisedime edhe me presidentin Vuçiq, i cili para samitit në Kishinau ka thënë se hapi i parë për uljen e tensioneve do të ishte tërheqja e “gjoja kryetarëve” të komunave nga veriu. Ai i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës të tërheqin kryetarët e bashkive. Ky hap do të ishte hapi më i fuqishëm, ka kërkuar Vuçiq.
Presidenti francez, Emmanuel Macron në kuadër të takimit në Kishinau e ka quajtur zhvillimin e zgjedhjeve lokale në veri një gabim. Macron ka thënë, se ka një përgjegjësi të qartë të autoriteteve kosovare për situatën aktuale.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sonte në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me...
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Robert Doll” në Pejton. Sipas pamjeve të...
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka paralajmëruar rrënimet e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ai publikoi në Facebook dy fotografi...
Profesori Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është ftuar nga “Oxford Union”, një nga forumet më prestigjioze në...
Kryeministri Albin Kurti në eventin ODI Global në Londër të Mbretarisë së bashkuar është pyetur për Kosovën se si po...