Klubi nga Podujeva “KF Llapi”, është ankuar se nuk është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në Futboll.
Ani pse skuadra e Llapit U19, para pak ditëve e ka festuar titullin e kampionit në Superligën U19. Juniorët e Llapit titullin e kampionit e siguruan pas një gare të fortë, ku rivalë kryesor i kishin bashkëmoshatarët e tyre të Ballkanit.
Edhe përkundër kësaj, Llapi është anashkaluar në mbledhjen vjetore të Kombëtares në Futboll, ku të përzgjedhurit si lojtarët më të mirë përfaqësojnë Kombëtarën jasht vendit.
Ndryshe, këtë vit, lojtari nga Llapi, Mergim Cermaverni, është zgjedhur golashënuesi i dytë më i mirë, por as ky nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë event.
Për Tv Llapin, lidhur me ketë, Klubi i Futbollistik Llapi është ankuar, duke thënë se u është bërë anashkalim i padrejt.
“Kombëtarja e Kosovës publikon listë e lojtarëve të ftuar për dy ndeshje.
Nga ekipi i Llapit u19, Kampion i Kosovës, nuk ftohet asnjë lojtar, edhe pse këtu është golashënuesi i ekipës me plotë 23 gola, Mergim Cermaverni.
Trajneri i Llapit, Mehmet Agushi, është tejet i shqetësuar. Më shumë padrejtësi nuk mund të këtë ndaj klubit tonë”, thuhet në reagim.