Komuna e Podujevës shpërndan farë dhe bimë mjaltëdhënëse për fermerët llapjanë
Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu në bashkëpuinim me organizatën EcoKosWomen sot gjatë ditës kanë marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes me bimë dhe fara mjaltëdhënëse për fermerët llapjanë, në kuadër të projektit “Gruaja dhe mbrojtja e ambientit përmes aktiviteteve bujqësore”.
Përmes këtij projekti i cili buron nga memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe UNDP-së, organizata EKW ka shpërndarë fidane të “Sherbeles” dhe farë të “Facelijas”, të cilat shërbejnë si bimë mjaltëdhënëse për bujqit që merren me blegtori.
Drejtori Salihu i uroi përfituesit e këtij projekti i cili qëllimin kryesor ka rritjen e prodhimtarisë së mjaltës, dhe me këtë rast ai uroj për arritje të kënaqshme të rendimenteve për blegtarët tanë.
Ndërsa përfaqësuesja e EKW ka falenderuar Komunën e Podujevës për bashkëpunimin dhe i uroj përfituesit duke bërë thirrje për punë të vazhdueshme duke i inkurajuar veçanarisht gratë që të aplikojnë në projekte të tilla.
Komuna e Podujevës do të vazhdojë me projekte të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Podujevës për mbrojtjen e ambientit dhe adaptimin në ndryshimet klimatike përmes aktiviteteve bujqësore.