ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO
Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor...

Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se është i dëshpëruar me Bashkimin Evropian, me mënyrën qysh po sillet ndaj Serbisë.
Beyer, tregoi se Serbia po shkelë marrëveshjen e fundit, dhe siç tha ai, mungoi kritika nga BE-ja për këtë.
“Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes. Nuk duhet penguar ose votuar në mënyrë aktive kundër pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Beyer.
Deputeti gjerman potencoi se të dyja palët detyrohen të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.
“Mua më ka dëshpëruar Bashkimi Evropian, se nuk erdhi zëri, për të kritikuar Serbinë. Ta dërgojë një mesazh të qartë, është diçka e barabartë, është diçka e ndërsjellë, të gjithë detyrohen për të bërë ato në çfarë janë zotuar në marrëveshjen e Ohrit, përndryshe është e vështirë të shkohet tutje”, shtoi ai.
“Duhet të përdorim ndikimin tonë te Beogradi që edhe në atë mënyrë që edhe ata të luajnë një rol konstruktiv në të ardhmen”.
Beyer, ka thënë se situata në veri e ka shtyrë që të vije sërish në Prishtinë. Ai theksoi se ka biseduar me shumë persona për situatën që është duke mbretëruar në veri të vendit.
“Po është e vërtetë, jam rikthyer në Kosovë, këtë herë është një vendim spontan që e mora. Dhuna në veri më shtyu që spontanisht të vije në Prishtinë për të biseduar me shumë persona për zhvillimet në veri”, tha Beyer.
Fundjavën e kaluar në Prishtinë ka qëndruar Manuel Sarrazin, emisar gjerman për Ballkanin Perëndimor. Sarrazin erdh pas futjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet e tri komunave veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor...
Nje person është arrestuar në Podujevë, pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe një armë zjarri....
Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shemsi Jashari, ka folur për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri...
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 22.10.2026, do të kryhen punime...
Mungesa e medikamentit Palbociclib për rreth katër muaj dyshohet se është pasuar me përkeqësim të gjendjes së një pacienteje me...