Ky është personi më i kërkuar nga Amerika, FBI publikon foton
Hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa FBI ka publikuar imazhet e...
Dëshmitari i tetë me kodin 04323 do të fillojë dëshminë e tij të hënën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Paraprakisht, nga ana e trupit gjykues janë trajtuar tri çështje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Charles Smith bëri të ditur se kanë vendosur që të ndryshojë urdhrin me gojë të 23 marsit me të cilin kishin pranuar një dokument në tërësinë e tij, duke e pranuar tani vetëm në pjesët përkatëse që do të përdor mbrojtja e Veselit.
Kjo është vendosur në bazë të parashtrimeve të mbrojtjes së Veselit, përmbushjes së kritereve të rregullës 154 dhe që nuk ka pasur kundërshtime nga palët.
Çështja e dytë kishte të bënte me kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) për riklasifikim të disa dokumenteve.
Gjykatësi pyeti mbrojtjes dhe se askush nuk e kundërshtoi kërkesën për riklasifikim të ZPS-së.
Kurse, lidhur me çështjen e tretë e cila ishte mocioni i ZPS-së për të kufizuar praninë në sallën e gjyqit, trupi gjykues vendosi që mbrojtja të përgjigjet lidhur me këtë më së largu deri në fund të orarit të punës më 15 qershor dhe nëse ZPS ka kundër-përgjigje, këtë ta parashtrojë deri në fund të orarit më 16 qershor.
Seanca po vazhdon në sesion privat.
Ndryshe, në seancën e sotme të pranishëm në sallë të gjykimit janë të gjithë të akuzuarit.
Hetimet për vrasjen e konservatorit amerikan Charlie Kirk kanë hyrë në ditën e dytë, ndërsa FBI ka publikuar imazhet e...
Në botën e tenisit është padyshim një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, por Novak Djokovic është një...
Komuna e Podujevës ka vazhduar me shpërndarjen e subvencioneve për fermerët lokalë, si pjesë e politikave për zhvillimin e bujqësisë...
Aksident mes tri veturave në magjistralen Fushë-Kosovë - Pejë Video: https://www.facebook.com/share/v/1VcyyEsxcD/
Kryeministri Edi Rama po shpall publikisht përbërjen e qeverisë së re pasi socialistët fituan mandatin e katërt në zgjedhjet e...