Pesë kandidatë kalojnë në raundin e dytë për Gjykatën Kushtetuese
Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka theksuar sot nevojën e de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës.
Ajo ka thënë se mirëpret përpjekjet e institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin masa për të qetësuar situatën në veri dhe për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë.
“Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe pasojat për ngjarjet e fundit në vendin tuaj mund të ketë për stabilitetin e rajonit, si dhe nevojës së vazhdueshme të BE-së që të vazhdoj të theksoj dobitë e deeskalimit të krizave të tilla. Rrugëtimi i Kosovës vazhdon dhe kjo shtëpi e mirëpret përpjekjet e vendit tuaj për tu ballafaquar me sfidat dhe nevojën për të ndërmarrë hapa për të qetësuar tensionet dhe bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë ajo.
Kryetarja e Parlamentit evropian ka shprehur përkrahjen për rrugën integruese të Kosovës në BE.
“Kjo shtëpi ka qëndruar përkrah jush kur ka qenë e pamundur dhe tashmë dueht të theksojmë sa larg ka shkuar Kosova. Liberalizimi i vizave ka qenë i mundshëm, por tani mund të jemi krenar që më 1 janar të vitit të ardhshsëm qytetarët e Kosovës të kenë edhe këtë liri. Demokracia, liria e shprehjes dhe sundimi i së drejtës janë vlera fundamentale që kjo shtëpi e parlamentit qëndron fuqimisht”, ka thënë ajo.
Këto komente Metsola i ka bërë para adresimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian.
Benina Kusari është e vetmja kandidate që është eliminuar nga gara për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi në rrethin e...
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të zyrtarit të tij, Granit...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi miratoj dërgimin e trupave të Forca e Sigurisë së Kosovës në...
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)...
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Ferizaj, ku një nxënës ka humbur jetën në ambientet e shkollës së...