Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente
Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit...

Këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka drejtuar pyetje në adresë të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse ka ende një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Express.
Zulfaj këtë pyetje e ka bërë duke renditur disa zhvillime kronologjike, që nga propozimi i marrëveshjes nga BE-ja, që në fillim quhej edhe propozim franko-gjerman. Ai ka thënë se Kosovës iu bë presion që ta pranojë atë.
Këshilltari i Kurtit thotë se pasi Kosova e pranoi, kërkoi që të nënshkruhet marrëveshja, gjë që Serbia nuk e ka bërë.
Pastaj thotë se Serbia kufizoi implementimin, duke shkelur paragrafët 2,3 dhe 4 të marrëveshjes.
Zulfaj thotë se nuk u dënua fare Serbia dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj shtetit serb.
“A kemi ende një marrëveshje, BE, Gjermani, Francë dhe SHBA?”, pyet Zulfaj./Express/
Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu ka deklaruar se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit...
Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone, shkruan Reporteri.net. Në raportin 24 orësh...
Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj është e gatshme të diskutojë...
Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Fushë Kosovë. Klankosova.tv mëson se një person ka humbur jetën, ndërsa rrethanat e...
Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni gjatë një kontrolli të realizuar në një depo në Podujevë....