https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

19 Qershori – Dita e Çlirimit të Podujevës u shënua me aktivitete të ndryshme

19 Qershori – Dita e Çlirimit të Podujevës u shënua me aktivitete të ndryshme
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, 19 Qershori-Dita e Çlirimit të Podujevës u shënua me aktivitete të shumta.
Aktivitetet për shënimin e kësaj dite dje kanë vazhduar me mbajtjen e seancës solemne në Kuvendin Komunal, ku kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi dhe kryesuesi i kuvendit, Hilmi Hoxha, mbajtën fjalë rasti, e ku morën pjesë nënkryetarja Lahu, drejtorë dhe asamblistë komunal, komandantë të ZOLL-it, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familje të dëshmorëve, deputetë dhe mysafirë të ndryshëm.
Pas seancës të pranishmit vazhduan të bëjnë homazhe pranë shtataroreve të dëshmorëve në sheshin “Katër Dëshmorët”, tek busti i “Ali Ajetit” dhe në “Kompleksin Memorial të dëshmorëve në Penuhë”.
Gjatë ditës së djeshme u bë edhe inagurimi i punimeve për masat e efiçiente të energjisë në shkollën SH.F.M.U Enver Maloku, ku mori pjesë kryetari Bulliqi, ministrja e Ekonomiksë, Artane Rizvanolli, drejtori i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Ahmet Ismaili, përfaqësues nga Banka Botërore dhe BE-ja, investim ky rreth 330 mijë euro në këtë shkollë, kurse totali i projekteve të realizuar ne 4 shkolla dhe në ndriçimin e rrugës Hakif Zejnullahu kap vlerën e 730 mijë eurove.
Ndërsa, në fshatin e Dumosh u bë vënia e gurthemelit të shkollës “Musli Dumoshi”, ku mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari Bulliqi, anëtarë të ekezkutivit dhe mësimdhënës. Gjithashtu u bë vënia e gurthemelit edhe për ndërtimin e çerdhes së re publike në rrugën Bedri Bajrami në qytet.
Në kuadër të aktiviteteve të shumta të 24 vjetorit të Çlirimit të Podujevës, u mbajtën edhe Manifestim kulturor në teatrin “Avdush Hasani”, një program i pasur kulturo-artistik, në të cilën mori pjesë drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-Së, Shoqëria Folklorike “Flaka e Llapit” dhe shkolla e Muzikës “Mirela”.
Për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës, u hap edhe ekspozita peronale “Njëzet e katër” nga autorja Rifadie Bllaca në Galerinë e Arteve në Podujevë, ku morën pjesë kryetari Bulliqi dhe drejtori Balaj të cilët vlerësuan lartë krijimtarinë artistike të autores.
Aktivitetet u përmbyllën me finale e turneut në futboll të vogël, tek Palestra Sportive “Hakif Zejnullahu”, që ka filluar javë më parë dhe u mbyll në ditën e çlirimit të Komunës së Podujevës.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=582593094055963&set=pcb.582594124055860&__cft__[0]=AZXIXKP3gx5eCAgIqKsc_4p6hWLfKTxDzk4H6nfzMmoZUbZR02iBWrmU6t9v77wfkr9eAUjJDmxjhheY60TtkCf5m0KC_VXKfkVVOIXbW1JQSozEd0saVgV0dPt4ix1iMc6S3fTUAKO_vODHACsUJ0AfSDLaFnxKNGJ2d64z2cTZpK6W7ZnsyOXk7D8bRL9m-QI&__tn__=*bH-R

Poste të ngjashme

Qeveria ndan 4 milionë euro shtesë për ndërtim të shtëpive për serbët në veri

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit

20/04/2026, 8:34

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes...

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

19/04/2026, 16:02

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, teksa ka njoftuar se ka shkuar në Hallaq të Vogël të Lipjanit në nderim...

Deputetja e VV-së: Plani i BE’së e përmban njohjen reciproke

LVV paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin

19/04/2026, 15:59

Me vetëm nëntë ditë të mbetura nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka...

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

19/04/2026, 15:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Ferizaj, pasi dyshohen për grabitje. Prangosja e tyre ka...

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

Kurti përkujton viktimat e 19 prillit ’99 në Lipjan dhe intelektualët e zhdukur të Mitrovicës

19/04/2026, 15:14

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e luftës së fundit në Kosovë, në 26-vjetorin e ngjarjeve të 19...

Lajmi i fundit

Qeveria ndan 4 milionë euro shtesë për ndërtim të shtëpive për serbët në veri

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit

20/04/2026, 8:34
Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

Rrustemi i VV’së thumbon Hashim Thaçin teksa kujton përvjetorin e masakrës së Hallaqit të Vogël

19/04/2026, 16:02
Deputetja e VV-së: Plani i BE’së e përmban njohjen reciproke

LVV paralajmëron intensifikim të përpjekjeve për presidentin

19/04/2026, 15:59
Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

Arrestohen tre persona për grabitje në Ferizaj, konfiskohet një armë automatike

19/04/2026, 15:16
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv