https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Veliu: “i kam hedhur pak ujë Xhaferit, por jo për ta flladitur nga zhegitja siç ka thënë ai,”

Veliu: “i kam hedhur pak ujë Xhaferit, por jo për ta flladitur nga zhegitja siç ka thënë ai,”

Ish kryetari i degës së LDK-së në Podujevë dhe deputeti Agim Veliu, ka reaguar pas procesit zgjedhor të mbajtur nga Lidhja Demokratike në Podujevë për të kryetar dhe kryesi të partisë
Veliu ka numëruar disa parregullsi të cilat sipas tij kanë ndodhur në këto zgjedhje, që sipas tij kanë qenë të njohura për të gjithë partinë, “Prandaj, të kota janë përpjekjet e tij hipokrite që të mashtrojë opinionin sikur gjithçka ishte në rregull.” tha Veliu .

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndër të tjera  ai edhe konfirmoj incidentin për të cilin Tv Llapi kishte informuar opinionin që kishte ndodhur gjatë daljes së Veliut nga salla e kuvendit

Reagimi i plotë

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

Një proces zgjedhor brenda Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën e Podujevës ka kulmuar me Kuvendin Zgjedhor, ku u konfirmua e gjithë farsa zgjedhore e dirigjuar nga kryetari i degës dhe disa argatë të tij.
Kuvendi Zgjedhor i Degës nisi me shkelje të Rregullores së punës, sepse s’kishte si të ndodhte ndryshe. Për shkeljen e fundit të Rregullores, kryetari i deleguar nga Lumiri, kishte përkrahjen edhe të shumicës së delegatëve, që ishin ulur aty. E shumica ishte deleguar nga takime “zgjedhore” të mbajtura nëpër kafehane e strehë objektesh.
U deleguan nga tubime “zgjedhore të nëndegëve” të thirrura edhe nga militantë të partive të tjera, pa dijeninë e kryetarëve të nëndegëve të LDK-së.
Rëndësi kishte që argatët e kryetarit të Lumirit, me miratimin e kumbarës Xhafer Gashi, të mbushnin procesverbalet dhe të mblidhnin nënshkrimet e duhura që “doku” të sigurojë numrat.
Aspak i habitur me veprimet e Lumirit dhe kryeargatit të tij në Llap. Por, pak i befasuar me misionin e ish-luftëtarit të UÇK-së që të bëhet kumbar i vrasjes së demokracisë në Llap, duke i kontribuar përligjjes së manipulimit të procesit zgjedhor.
Duke qenë pjesë e Kuvendit Zgjedhor, nuk munda e të mos dal në foltore që t’ua numëroj të gjitha parregullsitë, shkeljet, improvizimet dhe manipulimet e procesit zgjedhor, pjesë e të cilave ishin shumica që ishin në atë sallë, bashkë me miratuesin Xhafer Gashi.
Pas përfundimit të fjalës kam lëshuar sallën dhe në dalje kam bërë një veprim politik simbolik, duke i hedhur pak ujë Xhaferit, por jo për ta flladitur nga zhegitja siç ka thënë ai, as për t’ia pastruar fytyrën, por për t’ia bërë me dije atij dhe opinionit për rolin dhe hisen e tij në manipulimin e krejt procesit zgjedhor.
Prandaj, të kota janë përpjekjet e tij hipokrite që të mashtrojë opinionin sikur gjithçka ishte në rregull.
Xhafer, siç e di ti, i di edhe anëtarësia e çdo nëndege të gjitha manipulimet që i keni bërë. Lavdata mund të marrësh vetëm nga Lumiri dhe dora e zgjatur e tij në Podujevë.
Një ditë më vonë kryemanipulatori i akomoduar në krye të partisë, paska mbledhur në kabinet argatët e tij të ngarkuar me misionin për ta defaktorizuar LDK-në në Llap, për ta festuar hapin e dytë drejt dërgimit të partisë në humnerë.
Kreu i manipulimeve paska thënë se Llapi po kthehet si bastion burimor i Lidhjes.
E paska thënë një të vërtetë të madhe për bastionin, por Llapi nuk po rikthehet në bastion të LDK-së. Në platformën shkatërruese të LDK-së dhe gjithçka që lidhet me Rugovizmin dhe vlerat e mirëfillta, Lumiri e kishte Llapin në krye të agjendës së tij.
Pra qëllimi është që Llapin ta bëjë bastion të Lidhjes së të keqes, Lidhjes së manipulatorëve e argatëve të djallit.
Për realizimin e projektit anti-LDK e anti-rugovizëm Lumirit nuk i mjaftuan disa bashkëmendimtarë, që i gjeti brenda shtëpisë së madhe të LDK-së, por iu desh të importojë edhe disa xhafera.
Lumir, ti dhe xhaferat e tu, të mërkurën e 21 qershorit jeni ekzaltuar, duke dashur të kremtoni fundin LDK-së në Llap. Por, llogaritë i keni shumë të gabuara.
Po ju siguroj se misioni juaj është i dështuar.
Lidhja Demokratike dhe Rugovizmi i kanë rrënjët e thella në Llap.

Poste të ngjashme

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11

Një rast i zhdukjes së një personi është raportuar mbrëmjen e së hënës në Junik. Sipas raportit policor rreth orës...

Lajmi i fundit

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv