BE e konfirmon: Masat ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi, kemi njoftuar Qeverinë
“Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në ngjarje të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për Gazetën Express.







