Kryetari i Lidhjes Demokraike të Kosovës permes nje postimi ne facebook eshte shprehur per masat qe ka marr ndaj Kosoves BE-ja.
POSTIMI I TIJ I PLOTË
Pezullim i fondeve të BE-së;
Pezullim i MSA-së,
Pezullim i takimeve të nivelit të lartë,
Pezullim i vizitave bilaterale.
Sanksione Kosovës, avancim për Serbinë. Si qenka kjo fitore për ne? Teksa ne përjashtohemi nga programet ushtarake me NATO-n; Serbia vazhdon misionet paqeruajtëse me ta.
Teksa ne humbasim nga programi 7.5 miliardësh për zhvillim dixhital, shtetet e rajonit ecin me hapa të mëdhenj. Kam takuar në vazhdimësi biznese nga komuniteti i IT-së, punëdhënës të jashtëzakonshëm, me potencial dhe më të madh. Sot, humbasin ata dhe të rinjtë që do të punësonin në vazhdimësi
Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.
Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit.







