Kuvendi i Komunës së Podujevës ka vazhduar punimet e mbledhjes së rregullt të 29 qershorit e cila u ndërpre në mungesë kourumi, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Hilmi Hoxha, e ku ishte i pranishëm edhe kryetari Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, anëtarët e ekzekutivit, asamblistët, përfaqsues të KFOR-it dhe të OSBE-së.
Në fillim të seancës me shumicë votash u miratua rendi i ditës me pikën e parë për të cilën u diskutua ishte “Pika të ndryshme”, ku asamblistët e partive të ndryshme iu parashtruan pyetje anëtarëve të ekzekutivit në fusha të ndryshme si; Bujqësi, Arsim, Infrastrukturë, Shërbime Publike, Shëndetësi dhe Inspeksion, ku dhe morën përgjigjet nga drejtorët e drejtorive përkatëse.
Ndërsa pas diskutimit “Pika të ndryshme” gjatë mbledhjes së sotme u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës si:
• Procesverbali nga mbledhia e Kuvendit të Komunës, e mbajtur me 07 prill 2023,
• Korniza Afatmesme Buxhetore e Komunës së Podujevës për periudhën 2024-2026,
• Propozim Vendim për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2022 në vitin 2023 dhe destinimi në kategori dhe programe të caktuara buxhetore,
• Propozim vendimi për faljen e obligimeve të krijuara/borgjeve nga qiratë në Tregun e Qytetit të Podujevës,
•Propozim vendimi për zëvendësimin e anëtarit të FSK-së bë Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, (ku pas dorëheqjes së anëtarit Edolind Vishaj u zëvendësua me anëtaren e re llirianë Bunjaku).
•Propozim Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit-shtëpi për qëndrim ditor të personave të moshuar në qytetin e Podujevës,
•Kërkesë për nismën e procedurave për bashkëpunim komunal ndërkombëtar në formën e binjakëzimit mes Komunës së Podujevës dhe Komunës Grubisno Polje – Kroaci
• Draft Plani i Integritetit 2023-2027 për Komunën e Podujevës
• Inicimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të parcelës me sipërfaqe 12.145 m2, Zona Kadastrale Shajkoc, numri i parcelës 01058-0 për rezervuarin në Projektin: “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Orllan-Podujevë”, të cilin projekt është duke zhvilluar MMPHI në bashkëfinancim me Komunën e Podujevës.