Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka thënë se vizita e tyre në Kosovë ishte e planifikuar para se tensionet të shfaqeshin në rajon.
Ai tha se qëllimi i vizitës së tyre është që të ndihmojnë në krijimin e urave mes fqinjëve, derisa kërkoi falje edhe për mungesën e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo, për të cilin tha se nuk mundi të vijë për shkak të çështjeve politike në vendin e tij, raporton Gazeta Express.







