Një rrugë e re në fshatin Gllamnik të Podujevës, punimet në të cilën kanë nisur sot është bërë shkas që banorët e këtij fshati t’i nxjerrë në protestë
Arsyeja e kësaj proteste sipas banorëve është fakti se për realizimin e këtij projekti, po largohen varrezat e fshatit.
Madje të njëjtit thonë se një rrugë e tillë nuk ka qenë e paraparë, dhe se po realizohet për interesa personale të dikujt që është i afërt me pushtetin lokal.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspeksioni si dhe policia e Kosovës. shkruan Raporto24.com

Ndersa një qytetar shkruan ne radaksin e Tv Llapit se:
“Deshta te lajmeroi nje rast per rrenim i varrezave nga inspektoriati komunal ne gllamnik te therrtorja.
komuna po tenton me i rrenu me qellim qe ti hap rruge ne lumin llap pa egzistu nje e till ne kadaster per nje bashkepartiaku te drejtorit te sherbimeve pubike tani ushtrues detyre ne inspekcion, Bahri Selimi.”
Post Views: 1,364