Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berat Buzhala, pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve me zyrtarin e Listës Serbe.
Sipas Kusarit, në videot e publikuara përpos se “biseda është e cunguar”, përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të gazetarit Buzhala, me të cilin paralajmëron se do të ballafaqohet në gjyq.
Megjithatë, Buzhala ka reaguar duke e demantuar Kusarit. Sipas tij, deputetja e LVV-së po gënjen pasi nuk ka montazh në përgjimet e publikuara në rrjetet sociale.
“Prape po rren Mimoza. Nuk ka montazh. Ne asnje moment – ne asnje – nuk i eshte montu as heq kurrgjo. Po rren per veteranet. Para perfaqesuesit te Milan Radojcicit e ka shajte Ramushin per veterane”, shkroi Buzhala në Facebook.
“Sigurisht qe e pres me kenaqesi gjyqin. Neser pjesen tjeter. Kujna i thote “idiot patetik”? Shihemi neser babusha”, shtoi ai.