https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prokuroria: Në pronat e Faruk Mujkës e Hysen Muzliukajt kapen 60 mijë euro

Prokuroria: Në pronat e Faruk Mujkës e Hysen Muzliukajt kapen 60 mijë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka konfirmuar se sot, me urdhër të saj, është lëshuar Urdhëresa për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj.

Njësia e Veçantë e Hetimeve e Policisë së Kosovës, ka kryer bastisje në këto dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve, raporton Klankosova.tv.

“Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro”, thotë njoftimi i PSRK-së.

Prokuroria Speciale njofton po ashtu se “ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut. Menjëherë pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave”.

ADVERTISEMENT

“Pas marrjes së informacionit në bazë të autorizimeve të PSRK-së, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore, ndërsa me datë 03.07.2023, ka paraqitur Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve me inicialet F.M. dhe H.M., me dyshimin se gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë vitit 2021, janë përfshirë në kryerjen e veprës penale ’Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikë së Kosovës”, ka thënë Prokuroria Speciale e Kosovës.

Më herët, “Betimi për Drejtësi” raportoi se është arrestuar Faruk Mujka, ndërsa portali lokal i Mitrovicës “Mitropol“, raportoi se i arrestuar është edhe Hysen Muzliukaj. /Klankosova.tv

Post Views: 547

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident me traktor vdes një 17-vjeçar

10/09/2025, 15:36

Një person ka humbur jetën sot në veri të vendit si pasojë e një aksidenti me traktor. Këtë e ka...

Dogana e Kosovës ndalon produkte estetike botox dhe fillerë pa dokumente, vlera rreth 5 mijë euro

Dogana e Kosovës ndalon produkte estetike botox dhe fillerë pa dokumente, vlera rreth 5 mijë euro

10/09/2025, 14:20

Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës, më datë 09.09.2025, bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në...

Zemaj: 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj e të ulemi të punojmë

Zemaj reagon për aktakuzën ndaj Mujkës dhe Muzliukajt: Të jeni krenarë trimat e LVV-së, a ju zunë prapë a?

10/09/2025, 13:53

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt. Zemaj, përmes një...

Nisi Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes 2025 – Thirrje për një epokë të re të qeverisjes

Nisi Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes 2025 – Thirrje për një epokë të re të qeverisjes

10/09/2025, 13:37

Sot ka nisur në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes 2025, një forum global që synon të bëhet pikë referimi për...

Haxhiu nënshkruan udhëzimin që siguron strehim për fëmijët dhe të moshuarit pa kujdes familjar

Aktakuza ndaj Mujkës dhe Muzliukajt, Haxhiu: U njoftova nga zëdhënësi, VV do ta trajtojë këtë rast, do të interesohet

10/09/2025, 13:28

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes është pyetur nga gazetarët për aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Speciale ndaj bashkëpartiakut të saj,...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vetaksident me traktor vdes një 17-vjeçar

10/09/2025, 15:36
Dogana e Kosovës ndalon produkte estetike botox dhe fillerë pa dokumente, vlera rreth 5 mijë euro

Dogana e Kosovës ndalon produkte estetike botox dhe fillerë pa dokumente, vlera rreth 5 mijë euro

10/09/2025, 14:20
Zemaj: 30 muaj dhe nuk e kemi së paku një ligj e të ulemi të punojmë

Zemaj reagon për aktakuzën ndaj Mujkës dhe Muzliukajt: Të jeni krenarë trimat e LVV-së, a ju zunë prapë a?

10/09/2025, 13:53
Nisi Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes 2025 – Thirrje për një epokë të re të qeverisjes

Nisi Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes 2025 – Thirrje për një epokë të re të qeverisjes

10/09/2025, 13:37
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv