Gjykata Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar lirimin e Nemanja Vllaskoviqit, njëri nga të dyshuarit për sulme ndaj gazetarëve në veri në fund të majit.
Për arrestimin e tij pati njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, më 16 qershor. Sveçla pati premtuar ballafaqim me drejtësinë për Vllaskoviqin.
Vllaskoviqit, dy ditë pas arrestimit, iu caktua edhe masa e paraburgimit prej një muaji.
Janë regjistruar mbi 30 sulme në veri të Kosovës ndaj gazetarëve gjatë situatës së tensionuar në veri nga fundi i majit e deri në mesin e qershorit./KOHA