Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka denoncuar disa raste të tjetërsimit të pronave shtetërore.
Më saktë, ministri Peci ka thënë se IBK (Instituti Bujqësor i Kosovës) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me “vërtetime”, shkruan Syri.net Kosova
“Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akter të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e përsonale”, ka shkruar Peci.
© SYRI.net