https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Musliu e pakënaqur me dënimin e mërgimtarit që e kërcënoi: Do të ankohem

Musliu e pakënaqur me dënimin e mërgimtarit që e kërcënoi: Do të ankohem
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi Gjykata e dënoi me burg personin që e kanosi atë vitin e kaluar.

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Maloku, duke e dënuar me gjashtë muaj burgim, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se ka kanosur deputeten e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Gjithashtu është thënë se dënimi me burgim ndaj Malokut, mund të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro, me pëlqim të të akuzuarit.

E deputetja Musliu është shprehur e pakënaqur me këtë vendim, duke e vlerësuar si dënim shumë të ulët dhe për këtë ajo ka thënë se do të konsultohet me avokatin e saj për ta kundërshtuar këtë vendim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndër të tjerash, Musliu ka akuzuar partinë në pushtet që sipas saj ushqen militantët e vet me gjuhë të urrejtjes e përçarjes, siç ka bërë me këtë rastin e fundit.

Postimi i plotë:

Sot Gjykata e dënoi me gjashtë muaj burg personin që më kanosi në dhjetor të vitit të kaluar, pas një debati të ashpër që kisha me kryeministrin Kurti në seancë plenare.

Ky person që më kanosi nga Zvicra, të premten në seancë tha se “nuk voton në Kosovë prej 20 vitesh” dhe pranimin e fajësisë e bëri krejt formlisht e në mënyrë të pasinqertë. Por, në një pikë ai ishte shumë i sinqertë. Deklaroi se “kishte rënë nën ndikimin e propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje”.

ADVERTISEMENT

Ky është një shembull konkret se gjuha me të cilën partia – shtet i ushqen militantët e saj, është gjuhë e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit. Dhe si e tillë jo vetëm e papranueshme por edhe e dënueshme.

Përndryshe, konsideroj se dënimi ndaj personit që më kanosi, është shumë i ulët dhe do të konsultohem me avokatin tim për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’a kundërshtuar me ankesë.

Poste të ngjashme

Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

25/04/2026, 20:47

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ndërprerja e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin “Kosova A”, e shkaktuar...

Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

25/04/2026, 18:25

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje festoi ditëlindjen e tij të 58-të. Kjo ditëlindje e gjeti larg familjes së tij,...

Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

25/04/2026, 17:50

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar situatën e krijuar me çështjen e...

Vetëvendosje publikon sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

“I nderuar kryeministër…”/ Lumir Abdixhiku i çon “selam” Albin Kurtit

25/04/2026, 15:40

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim në rrjete sociale, si përgjigje ndaj ofertës së LVV-së për t’u...

Pasditja intersante, Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun!

Pasditja intersante, Vjosa Osmani në takim me Lumir Abdixhikun!

25/04/2026, 15:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një moment të ndjeshëm politik...

Lajmi i fundit

Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”

25/04/2026, 20:47
Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

25/04/2026, 18:25
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu

25/04/2026, 17:50
Vetëvendosje publikon sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

“I nderuar kryeministër…”/ Lumir Abdixhiku i çon “selam” Albin Kurtit

25/04/2026, 15:40
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv