Është arrestuar Ridvan Muharremi, i dyshuar për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.
Pas arrestimit të Muharremit është larguar edhe Policia, të cilët ishin duke qëndruar te banesa e tij për bastisje
Ndryshe pak orë më parë, Mahmut Halimi, avokati i tij, ka thënë se ai është i pafajshëm.
Po ashtu, pak më parë janë arrestuar edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), nën dyshimet e njëjta për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dëgjohen në disa audio-incizime të siguruara nga mediumi “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar.