Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bahri Selimin, kanë përcjellur nga afër punimet për ndërtimin e dy urave në fshatin Pollatë.
Pos kësaj, Bulliqi dhe Selimi kanë parë edhe përfundimin e punimeve të ndërtimit të urës në Bajçinë, e cila ishte rrëzuar nga vërshimet muaj më parë.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga ana e kryetarit, ku poashtu thuhet se krahas ndërtimit të urave në fshatrat Pollatë dhe Bajçinë, punime në ndërtimin e urave dhe kalesave do të zhvillohen edhe në lokalitete të tjera.
Postimi i plotë: