https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rasti tragjik në Malishevë/ Avokati Berisha publikon licencën e stomatologut – Dokument

Rasti tragjik në Malishevë/ Avokati Berisha publikon licencën e stomatologut – Dokument
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Besnik Berisha, i cili ka marrë autorizim nga familja e stomatologut, Xhavit Karaxha, për ta mbrojtur të njëjtin pas arrestimit të tij lidhur me vdekjen tragjike të gruas 35-vjeçare, e cila humbi jetën pasi nxori një dhëmb në ordinancën e tij private në Malishevë. Ky i fundit, sipas Berishës është i licencuar dhe nuk qëndrojnë deklaratat e as pretendimet e Prokurorisë që janë ngritur lidhur me këtë rast, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha ka dërguar në redaksi të Sinjalit licencat e dy ordinancave, të stomatologut dhe të motrës së tij, e cila po ashtu po hetohet lidhur me këtë rast.

Ambulanca e Stomatologjisë “Flori”, ku Karaxha zhvillonte veprimtarinë është e pajisur me licencë që dy vite, e cila është valide deri në vitin 2026.  Licenca i është lëshuar stomatologut në muajin qershor të vitit 2021 nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ndërsa Ambulanca e Gjinekologjisë, “Doktorat” ku pronare është motra e tij, Hanifja, e cila po ashtu është arrestuar, është licencuar po ashtu në vitin 2021 dhe është e vlefshme deri në qershor të 2026. Kjo e fundit posedon edhe certifikatën e regjistrimit të biznesit në ARBK, para dy vitesh.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Berisha këtë e ka konfirmuar, duke thënë se ka qenë e pasaktë ajo që është deklaruar se pronarja ka qenë rrobaqepëse, pasi të njëjtit kanë licencë, me adresë të njohur.

Ai po ashtu ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti në ordinancën stomatologjike, duke theksuar se ajo që është bërë publike është hiperbolizuar.

 “Kam marrë autorizimin nga familja e stomatologut të arrestuar për vdekjen tragjike të një pacienteje në një ordinancë stomatologjike në Malishevë. Rast i rëndë, në kuptimin e humbjes së jetës, rast që ka mund të ndodhë edhe në Berlin, Prishtinë e Austri. Ka qenë fryrje, hiperbolizim dhe fatkeqësisht u trumbetu diçka pasaktë.“

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Avokati po ashtu ka përmendur një fakt me rëndësi sa i përket pacientes, për të cilën thotë se ka qenë alergjike në anestezionin që i është dhënë, edhe pse fillimisht stomatologu e kishte pyetur për një gjë të tillë, me ç’rast e ndjera e ka mohuar se ka alergji në ndonjë bar.

“Pse mund të ndodhë kudo është për shkak se pacientja, tani e ndjera, fatkeqësisht ka qenë alergjike në një anestezion lokal, me emrin lidokainë. Lidokaina kur i është dhënë para heqjes së dhëmbit ka shkaktu alergji. Doktori i licencuar, jo në një klinikë me pronare rrobaqepëse, por në një klinikë të licencuar “Flori”, me licencë të lëshuar nga Arben Vitia.

ADVERTISEMENT

Kur është përballë me këtë reaksion, stomatologu e ka administru edhe terapinë e antishokut, që njihet në fushën e mjekësisë dhe si rezultat pacientja e ka pranu edhe orbazonin, edhe adrenalinën, edhe kalciumin dhe të gjitha këto që i sheh protokolli.

Po të jetë shoku agresiv, nuk mundesh me nxjerrë as në klinikat më të njohura të botës.

Pyetja e parë që i është nënshtru pacientes është a është alergjike në bar. Përgjigja ka qenë jo dhe për më tepër pacientja e ka konfirmu se edhe më herët ka pasur rregullim të dhëmbëve. Pra, pacientja nuk e ka pasë kontaktin e parë me lidokainën atë ditë, ka qenë e paimagjinueshme për stomatologun.

Autopsia nuk flet për shkaktarët të shokut anafilaktik, duhet institute pak më të specializuara.”, ka thënë Berisha.

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

05/04/2026, 21:36

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy...

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

05/04/2026, 20:55

Pas përditësimit të listës me çmime të barnave disa nga to, specifikisht ato që përdorën për hipertension janë shtrenjtuar për...

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

05/04/2026, 20:36

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy...

Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

05/04/2026, 20:17

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar nga Gjykata Speciale shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha pikat...

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbeten mbi tavan

05/04/2026, 19:44

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

Pamje nga aksidenti i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike

05/04/2026, 21:36
Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

Shtrenjtohen e lirohen dhjetëra barna, Vitia thotë se ka gabime teknike

05/04/2026, 20:55
Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të rinj në gjendje kritike, dyshohet për përplasje makinë-motoçikletë

05/04/2026, 20:36
Ministria e Drejtësisë: Deri tani për mbrojtjen e Thaçit janë paguar 5.3 milionë euro

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

05/04/2026, 20:17
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv