Mbrëmë në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës dhe me organizim të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit u mbajt koncert madhështor nga këngëtari shumë i dashur për publikun, Sinan Vllasaliu.
Përmes një postimi në Facebook, Vllasaliu ka falënderuar publikun llapjan për atmosferën e këndshme.
“Faleminderit Llapi për këtë koncert madhështor dhe një falenderim të veçant për Komunën e Podujevës.” – shkruan Sinan Vllasaliu.