https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Trupi i argjentinases ende në morg, MD: Jemi në përmbyllje të procedurave, Qeveria i bartë shpenzimet

Trupi i argjentinases ende në morg, MD: Jemi në përmbyllje të procedurave, Qeveria i bartë shpenzimet

Ministria e Drejtësisë ka thënë se është në fazën e përmbylljes së procedurave ligjore për transportimin e trupit të argjentinases, që dyshohet se u vra nga i dashuri i saj në Fushë Kosovë. Shpenzimet do të mbulohen nga Qeveria e Kosovës, por shuma s’është bërë e ditur. Para disa javësh, familja e 27-vjeçares ka kërkuar ndihmë për mbledhjen e 30 mijë eurove për të mundësuar kthimin e eshtrave së vajzës së tyre.

Trupi 27-vjeçares, Maria Clara Urdangaray, që dyshohet se u vra në Fushë Kosovë në fillim të muajit gusht, nuk është transportuar ende për në Argjentinë, te familja e saj.

Nga Ministria e Drejtësisë i kanë thënë Gazetës Express se janë në fazën e përmbylljes së procedurave ligjore dhe se Qeveria do t’i bartë shpenzimet për bartjen e kufomës, pa treguar shumën.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju informojmë se trupi i ndjerë i argjentinases ende nuk është transportuar në Argjentinë. Jemi në fazën e përmbylljes së procedurave ligjore dhe Qeveria e Kosovës do të bart shpenzimet për bartjen e kufomës”, thuhet në përgjigjet e MD’së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

27-vjeçarja vdiq në fillim të muajit gusht në Fushë Kosovë pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Dyshimet janë se në orët e para të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj e ka gjuajtur nga kati i gjashtë argjentinasen. Ajo u dërgua në QKUK, mirëpo nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve që kishte pësuar.

“VRASJE: Fushë Kosovë 01.08.2023 – 01:59. Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.

Para disa javësh, prindërit e saj kanë kërkuar ndihmë për mbledhjen e mjeteve financiare për ta bërë të mundur transportimin e trupit të vajzës së tyre nga Kosova në Argjentinë.

Facundo Urdangaray dhe Magdalena Delmonte, prindërit e viktimës, publikuan thirrjen në Facebook dhe kërkuan ndihmë për të sjellë eshtrat e vajzës së tyre në vendlindje. Në total familja Urdangaray duhet të mbledh mbi 30 mijë euro.

“Na ndihmo ta përhapim fjalën dhe kështu të sjellim mbetjet mortore të vajzës sonë të dashur. Llogaria është e aktivizuar, si për donacione në valutë kombëtare ashtu edhe për valutë”, sqaruan ata dhe falënderuan për “dashamirësinë dhe solidaritetin”.

Gjithashtu, ata theksuan angazhimin e drejtuesve të degës Banco Nación Buenos Aires dhe La Plata, për hapjen e “llogarisë së dhurimit”. Ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë mund ta bëjnë këtë në llogarinë 7170363328, CBU: 0110717530071703633283.

Për këtë rast kanë raportuar mediat në Argjentinë e Zvicër, ndërkaq babai i të ndjerës është i bindur se vrasja e bijës së tij është femicid.

“Vajza ime kishte folur me mamanë e saj dhe e kishte përshkruar të dashurin si një femëror dhe shumë xheloz. Është një femicid, jam i bindur,” ka deklaruar Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara.

ADVERTISEMENT

Endrit Nika është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim.

Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se 32 vjeçari e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës.

Poste të ngjashme

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, ku një këmbësor është goditur nga një veturë. Lajmi...

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrin e Punëve...

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra...

Lajmi i fundit

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34
Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv