https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haziri: Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti

Haziri: Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se ende është e paqartë se çfarë do të diskutohet në takimin e 14 shtatorit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

Haziri thekson se në lidhje me këtë çështje nuk janë deklaruar as ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe as kryeministri Kurti.

“Ka kohë që unë kam paralajmëruar një shtator të nxehtë për qeverinë Kurti. 14 shtatori ende është me agjendë të fshehur, as kryeministri dhe as ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk kanë njoftuar se cila do të jetë çështja që do të diskutohet. Jo vetëm deeskalimi për të cilën duhet të takohen palët, por cilat janë pritjet që 14 shtatori me zhblloku gjendjen dhe lehtësuar masat ndëshkuese. Ende është e paqartë”, tha Haziri.

“Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti”, shton Haziri teksa thotë se Kurti po e lyp shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe kjo është e vërtet.

“Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti. Tani obligimet ndërkombëtare të Kosovës nuk është mirë që të diskutohen. Ato merren si përgjegjësi. Z. Kurti po e lyp shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe kjo është e vërtet. I ka dhënë të drejtë të plotë LDK-së dhe partnerëve të tjerë për marrëveshjet e kaluara, të cilat kanë qenë e keqja më e vogël e mundshme që ka mund të ndodhë”, tha Haziri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas Hazirit, në këtë situatë që jemi duhet urgjentisht të riparohen edhe raportet me Shqipërinë që siç thotë ai, janë tejet të tensionuara.

“Në këtë situatë, duhet të riparohen marrëdhëniet, të cilat janë të dëmtuara edhe me BE-në, NATO-n, Shtëpinë e Bardhë dhe raportet jashtëzakonisht të tensionuara me Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”, tha Haziri për GazetaBlic.

Poste të ngjashme

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01

Policia e Kosovës, ka marrë pjesë në një trajnim për ndihmën e parë emergjente, të udhëhequr nga KFOR’i, në Mitrovicën...

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë festuar martesën e tyre në një ceremoni...

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, që...

Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë kërcënime me jetë nga persona që në rrjetet sociale janë paraqitur si mbështetës të Lëvizjes...

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

10/06/2026, 12:13

Dy nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të legjislaturës së fundit, Xhavit Haliti dhe...

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01
Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59
Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27
Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv