Të mërkurën rreth orës 13:50 në fshatin Busi, dy persona kanë njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar i dyshuari ku është bërë bastisja në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, dhe gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, raporton Klan Kosova.
“I dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport