https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kryeshefi i Termokosit: Po na pret sezoni më sfidues ndonjëherë

Kryeshefi i Termokosit: Po na pret sezoni më sfidues ndonjëherë
Share on FacebookShare on Twitter

Ky vit pritet të jetë më sfiduesi për ngrohtoren e qytetit “Termokos”, thotë kryeshefi ekzekutiv, Fisnik Osmani. Sipas tij, këtë sezon do të shtohen rreth nëntë mijë njësi banimi në rrjetin e sistemit të ngrohjes. Ai flet edhe për pajisjet matëse të vendosura nëpër radiatorë, ku deri më tani janë 14 mijë familje, të cilat kanë përfituar nga ky projekt. Mirëpo, thekson se te disa konsumatorë kanë hasur në vështirësi për instalimin e pajisjeve të nevojshme.

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores së qytetit të Prishtinës, zotohet se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar sezonin e ngrohjes.

“Termokosi fillon më datën 15 tetor sezonin e rregullt të vitit që po hyjmë, mirëpo ne i kemi bërë përgatitjet që po pati nevojë ne do të fillojmë edhe më herët. Përgatitjet i kemi bërë në kohë, kemi punuar gjithë kësaj periudhe. 00:38 Mirëpo, ajo çka duhet të potencojmë që padyshim po na pret sezoni më sfidues ndonjëherë që e ka pasur Termokosi, pas atij më të suksesshëm që e kemi lënë vitin e kaluar. Më sfidues për shkak se e kemi rritur bazën e metrave katror, dhe e kemi rritur bazën e konsumatorëve. Si njësi banimi kemi arritur që të kyçim rreth 8900 njësi të banimit, me numër të banorëve e tejkalon numrin 40 mijë, kështu që na pret një sezon sfidues”, thotë Osmani.

Ai shton se po realizohen disa projekte me qëllim të zgjerimit të rrjetit edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.

“Termokosi po i zhvillon disa projekte të cilat janë në faza të ndryshme, njëri prej tyre pa dyshim prej më të rëndësishme është projekti i zgjerimit dhe rehabilitimit të rrjetit, ku përfshihet edhe pjesa e intensifikimit. Zgjerimi nënkupton kyçen në rrjet e atyre pjesëve që nuk kanë pasur më herë ngrohje, njëra prej tyre është edhe rruga ‘Muharrem Fejza’. Në atë pjesë kemi arritur diku të kyçim rreth 140 objekte. Natyrisht po flasim për një zonë e cila po zgjerohet dita ditës, e cila tash është lidhur me Prishtinën e re në një pjesë… Sot, kur po flasim diku i kemi rreth 30 për qind mbulueshmëri në Prishtinë me kapacitetin prej KEK-ut. Mirëpo, dy projekte të mëdha të cilat po vijnë, dhe në të cilat po punojmë intensivisht janë projekti i dyfishimit të kapaciteteve, pra do të rrisim kapacitetin energjetik termik prej 140 në 280 megavat, dhe do të bëjmë instalimin e projektit më të madh solar termik në këtë pjesë të Ballkanit pas Danimarkës, i cili do të jetë diku pesë megavat dhe do të mbuloj dy lagje të mëdha të Prishtinës, pjesën e mbetur të Arbërisë dhe pjesën e Tophanës. Mirëpo edhe me këto dy projekte edhe me kapacitetin aktual, prapë është i pamjaftueshëm mbulueshmëria për të gjithë Prishtinën”, shton ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/

Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos” flet edhe për projektin e “Prishtina Heat Save”, të nisur para dy vitesh, ku konsumatorët kanë instaluar pajisjet matëse në radiatorët e tyre. Ai thotë se në disa banesa e kanë pasur të pamundur instalimin e tyre, pavarësisht lajmërimeve.

ADVERTISEMENT

“Diku mbi 14 mijë njësi banimi ose familje kanë përfituar prej projektit tonë deri tash, 17,500 janë në total, dhe 3,500 të tjera të cilat po i bëjmë instalimin në lagje të reja. Pse nuk kemi mbërrirë deri sot që të instalojmë 17,500 është për shkak se kemi hasur në vështirësi në qasje të banesave. Ka banesa të cilat pronarët i kanë në diasporë, ka banesa të cilat janë me qira, ka banesa të cilët për arsye të ndryshme e kemi të pamundur të hyjmë dhe të qasemi. Mirëpo, në bazë të statistikave i kemi bërë ose i kemi tejkaluar të gjitha pritjet në këtë pjesë. Ka besa që kemi shkuar katër apo pesë herë, kemi vendosur lajmërimet me kohë, mirëpo e kemi pasur të pamundur të hyjmë”, shprehet ai.

Më tej, thekson se ky projekt përfundon në janar të vitit të ardhshëm. Osmani tregon edhe për numrin e familjeve që për herë të parë do të jenë pjesë e rrjetit të ngrohjes nga “Termokos”.

“Në periudhën në të cilën ne po flasim në total diku i kemi 27 mijë e 156 konsumatorë, që është një rritje e ndjeshme gjatë kësaj periudhe. Si numër të konsumatorëve nëse e marrim në njësi banimi, diku mbi 8900 mijë njësi të banimit të reja do të futen në sistem prej kësaj periudhe, që është rritja më e madhe dhe më e ndjeshme që ka ndodhur më herët… E kemi adresuar një problem që nuk ka arritur të adresohet prej pas luftës, është qasja e banesave të bardha në sistemin e ngrohjes. Po flasim për diku 106 mijë metra kator, 29 njësi të banimit, pra banesa kolektive përfshirë edhe shkollën Iliria e cila është ngjitur me banesat e bardha. Projektin e kemi detajuar, është një projekt që do të ketë kosto të ndjeshme për Termokosin”, vijon ai.

Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores së qytetit thotë se sfidë këtë vit do të jetë zgjerimi, siç e quan ai i ndjeshëm i rrjetit të ngrohjes.

Poste të ngjashme

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

13/11/2026, 8:26

    Shkruan nipi i të ndjerit, gazetari Safet Zejnullau: “Dje ne Qerret te Kavajes i dhame lamtumiren e fundit...

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

12/11/2026, 16:26

Prishtinë- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton se ka paraqitur...

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të enjten, më 12.11.2026, do të ketë punime...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46

Përleshja që filloi me grushte, përfundoi me therje me thikë. Nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, të mërkurën i...

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

Shpërthimi i armës së ushtarit të FSK-së gjatë ushtrimeve, publikohet momenti

11/11/2026, 15:17

Pretendimet për një incident me armë zjarri gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku dyshohet se është...

Lajmi i fundit

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

Vdes në Qerret Abedin Krasniqi-llapjani i lindur në Shqipëri-streha e heronjve Zahir Pajaziti e Hakif Zejnullahu

13/11/2026, 8:26
Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e Komunës së Prishtinës që dyshohet për dallavere me prona, urdhërohet bllokimi i 48 parcelave

12/11/2026, 16:26
KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës në Podujevë

12/11/2026, 8:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Rrihen nxënësit, dy në spital e dy në polici

11/11/2026, 20:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv